Historia interesante e blerësit të gazetës!

0
96

Çdo mëngjes, një njeri shkonte tek një kioskë gazetash, e përshëndeste ngrohtësisht shitësin, e paguante gazetën dhe më pas largohej. Për vite të tëra, shitësi i gazetave asnjë herë të vetme nuk i’a kishte kthyer përshëndetjen.

Njerëzit përreth e shihnin këtë skenar të përsëritur, e megjithatë, as blerësi e as shitësi, nuk e ndryshonin sjelljen e tyre. Një ditë, dikush u bë kurioz dhe i thotë blerësit: ‘‘Çfarë është kjo punë kështu?! Ti vazhdon ta përshëndesësh, ndërkohë që ai asnjëherë nuk ta ka kthyer përshëndetjen!”

‘‘E çfarë ka këtu për t’u çuditur?” iu përgjigj blerësi.

‘‘Si more çfarë ka për t’u çuditur?! Çdo ditë të kam parë duke e përshëndetur, ndërsa ai as që do t’ia dijë për këtë?!”, i thotë njeriu kureshtar.

‘‘Po mirë, sipas teje, përse e bën këtë?”, i thotë blerësi.

‘‘Sepse është i paedukatë dhe ai nuk meriton ta përshëndetësh fare”, ia kthen kureshtari.

‘‘Sipas teje, ai qenka një i paedukatë!”, i thotë blerësi.

‘‘Pa pikë dyshimi”, ia kthen kureshtari.

‘‘Vëlla, atëherë ti çfarë kërkon prej meje? Të mësoj prej tij mungesën e edukatës, apo t’i mësoj unë atij se çfarë është edukata?”

Këtu vjen në shprehje thënja nga i madhi Gandi:

‘‘Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh tek të tjerët!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here