Inteligjenca e fëmijës përcaktohet në mitër: Katër gjëra që çdo nënë duhet t’i dijë!

0
313

Gjithmonë po zvogëlohet numri i njerëzve që duan të kenë fëmijë në moshë të hershme.

Por, a është kjo aq e mirë për fëmijët sa duket në shikim të parë? – transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët nga shtete të ndryshme janë interesuar për ta gjetur përgjigjen e kësaj pyetje dhe kanë kryer studime të zgjeruara për ta vlerësuar lidhjen mes inteligjencës së fëmijës, moshës së prindërve dhe faktorëve tjerë.

Më poshtë i keni disa gjëra të cilat mund të ndikojnë në inteligjencën dhe zhvillimin emocional të bebes, sipas Bright Side.

Inteligjenca e bebeve varet nga mosha e prindërve

Çdo person i ri që lind është një lloj mutanti. Fëmijët i kanë rreth 70 mutacione që prindërit e tyre nuk i kanë.

Dhe, shumica e tyre barten nga sperma, jo nga vezorja: aq më i vjetër që është mashkulli, aq më shumë mutacione i barten fëmijëve të tij.

Ndërkaq numri i mutacioneve lidhet direkt me aftësitë kognitive. Aq më shumë mutacione, aq më pak personi priret të zhvillohet intelektualisht në mënyrë normale.

Kjo është konstatuar nga testet e rregullta të inteligjencës, testet mbi funksionet mendore, etj.

Me fjalë të tjera, është keq për fëmijët kur babai është i vjetër.

Por, gjërat janë ndryshe kur bëhet fjalë për moshën e nënës.

Aq më e vjetër që është femra, aq më i lartë do të jetë niveli i inteligjencës së fëmijës.  

Hulumtuesit thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjenet, por edhe me faktorët socialë: femrat e vjetra janë të edukuara më mirë, kanë më shumë përvojë, e dinë më mirë se çfarë duan dhe nuk janë të prira të jenë shumë aventureske.

Në anën tjetër, po flasim me statistika, fëmijët e nënave të reja zhvillohen ngadalë.

Testet gjenetike janë ide e mirë – edhe nëse mendoni se nuk keni sëmundje

Testimet jua kontrollojnë ADN-në për prezencën e disa sëmundjeve gjenetike (këto duhet të kryhen para shtatzënisë).

Rezultatet e këtyre testeve tregojnë për mundësinë që fëmija të ketë ndonjë sëmundje.

Para shtatzënisë, ju duhet të bëni teste edhe për prezencën e gjeneve që mund të shkaktojnë çrregullime të caktuara, të cilat mund të mos e dini që i keni.

 

Zhvillimi i fëmijës ndërlidhet me atë se sa shumë brengoset nëna gjatë shtatzënisë

Në mënyrë që të siguroheni se sistemi qendror nervor zhvillohet siç duhet, truri duhet të stresohet herë pas here.

Por është shumë e rëndësishme që të mos e teproni! Nivelet e mëdha të ankthit dhe stresit nuk ju sjellin asnjë të mirë.

Kur nëna ka nivele të ulëta ose të moderuara të stresit, fëmijët janë më të avancuar fizikisht dhe intelektualisht.

Por, nëse femra është shumë e stresuar gjatë shtatzënisë, fëmija priret të zhvillohet më ngadalë sesa fëmijët tjerë.

Përveç zhvillimit, niveli i stresit të shtatzënës ndikon edhe në temperamentin e fëmijës. 

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here