Këshilla shumë të vlefshme për prindërit

0
174

Është shumë e rëndësishme që fëmiu juaj krahas rritjes dhe edukimit të tij, t’a zhvillojë edhe ndjenjën e vetëbesimit. Ju si prindër, padyshim që keni rol dhe përgjegjësi të madhe në këtë aspekt. Në vijim, i gjeni disa prej këshillave për mbjelljen e vetëbesimit tek fëmiu juaj:

Lavdëroje fëmiun tënd para të tjerëve;

Mos e lejo që ashpër ta kritikoj veten e tij;

Thuaji ‘të lutem’ apo ‘faleminderit’;

Trajtoje si fëmijë dhe mundësoja që ta jetoj fëmijërinë e tij si i tillë;

Mësoje që t’i merr vendimet në mënyrë të pavarur;

Mësoja notin;

Bëje musafir nderi në ndonjë rast të veçantë;

Pyete për mendimin e tij dhe merre atë parasysh aty ku është e mundur;

Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij dhe shkruaj emrin e tij në të arriturat e tij;

Ndihmoje dhe udhëzoje në zgjedhjen e shoqërisë;

Bëje të ndihet se edhe ai ka vend të veçantë, rëndësi dhe aftësi;

Mësoje si të shprehet dhe të paraqes idetë e tij tek të tjerët;

Mësoje si t’i lexoj të dhënat dhe si t’i praktikojë ato;

Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe ndjenjën e përgjegjësisë;

Mundohu të jesh gjithmonë aty për të dhe t’i përgjigjesh të gjitha pyetjeve të tij;

Mundohu t’i realizosh premtimet që i’a jep;

Lavdëroje punën dhe të arriturat e tij;

Kushtoja të paktën një ditë duke i bërë surpriza që e gëzojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here