Mënyrat më të mira që t’i motivoni fëmijët për të mësuar!

0
87

Fëmijët e motivuar kanë më shumë gjasa të dalin më mirë në shkollë dhe të kenë një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit, andaj prindërit shpesh ndjejnë se kanë përgjegjësi për të ardhmen e fëmijës së tyre. Si pasojë e kësaj ata përpiqen në mënyra të ndryshme t’i motivojnë fëmijët, por jo gjithmonë kanë rezultat. Ndonjëherë përpjekja për ta motivuar dhe shtyrë fëmijën të mësoj mund të jetë shumë sfiduese.

Disa prej këshillave më efektive që ju si prindër ta motivoni fëmiun tuaj, i gjeni në vijim:

Bisedoni me fëmijët

Në mënyrë që ta motivoni fëmijën tuaj të ketë sukses në punë, është e rëndësishme të shikoni perspektivën e fëmijës që të kuptoni interesat edhe aftësitë e tyre. P.sh. mund ta pyesni cila është lënda e tij/saj e preferuar në shkollë dhe pse i pëlqen pikërisht ajo lëndë?

‘’Bisedat me fëmijët janë shumë të rëndësishme për motivimin e brendshëm të fëmijës.’’ thotë Dr. Deci. Fëmijët për nga natyra janë kurioz dhe duke ua shpjeguar një mësim apo diçka mund të fitoni vëmendjen e tyre.

Inkurajoni të lexojnë

Kaloni kohë duke lexuar me fëmijën tuaj ose krijoni një kohë të leximit gjatë ditës së bashku me familjen tuaj. Nëse ju mbushni shtëpinë tuaj me romane, gazeta, libra shkollorë, ju i tregoni fëmijës sa i rëndësishëm është leximi.

Punoni së bashku

Së bashku me fëmijën tuaj mund të uleni dhe të mësoni ose t’i ndihmoni të bëj një plan të mësimit. Organizoni dhe ndani në afate detyrat e shtëpisë, testet dhe aktivitetet tjera jashtë mësimore.

Mbi të gjitha krijoni një hapësirë të mësimit në shtëpinë tuaj që ta shfrytëzoj fëmija për detyra shkollore. Kjo hapësirë do të përforcojë rëndësinë e shkollës dhe fëmijët do ta shohin që ju e merrni shkollën shumë seriozisht. Bëjeni hapësirën të rehatshme dhe larg shpërqendrimeve siç janë: televizori, kompjuteri, telefoni, etj.

Përgëzoni fëmijët

Kur fëmija juaj përmbush ndonjë qëllim të caktuar tregoni që jeni shumë krenar për të. ‘’Fëmijët dëshirojnë t’i gëzojnë prindërit e tyre,’’ thotë Dr. Kennedy-Moore. ‘’Ndjenja e lidhjes me prindërit është jashtëzakonisht motivuese.’’

Filloni të motivoni fëmijën me fjalë që shprehin vlerësim për ta, inkurajoni fëmijët të ju gëzohen arritjeve pa marrë parasysh a janë ato të vogla apo të mëdha ato.

Mbani një qëndrim pozitiv ndaj shkollës

Fëmijët marrin qëndrimet e të rriturve ndaj botës që i rrethon dhe i pasqyrojnë ato qëndrime. Nëse ju e çmoni shkollën dhe e shihni si diçka themelore për jetë dhe zhvillim të njerëzve, gjasat që fëmija juaj të mendojë njëjtë sikur ju janë shumë të mëdha. Në vend që t’i tregoni fëmijës suaj se si ata ‘’duhet’’ të ndjekin shkollën, tregojuni atyre se shkolla është një mundësi për të mësuar gjëra shumë interesante.

Përveç këshillave të cekura më lartë, ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj edhe në këto aspekte: vendosni qëllime, bëni plane, shfaqni interes, keni qëndrim pozitiv, bëhuni shembull, shfaqni entuziazëm për interesat e fëmijës dhe krijoni rutinën e të mësuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here