Mos i bëni këto katër veprime gjatë shtatzënisë, mund t’i dëmtoni bebet

0
167

Një studim tregon se depresioni dhe ankthi tek gratë shtatzëna mund të rrisë shanset e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të bebes

Mirëpo, ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë tek fëmija juaj që do të vijë në jetë së shpejti.

Në këtë artikull do të mësoni disa lloje sjelljesh dhe veprimesh që është më mirë t’i shmangni gjatë shtatzënisë.

Zënkat dhe ulërimat

Zënkat shkaktojnë ankth dhe depresion dhe kjo gjë mund ta dëmtojë foshnjën tuaj. Mund të ndikojë më shumë në shëndetin e foshnjës, veçanërisht në sistemin e tyre imunitar dhe trupin.

Për më tepër, ulërimat mund ta bëjnë nënën me dhimbje koke dhe mund të kenë edhe probleme me gjumin.

Çfarë duhet të bëni:

  • Pushoni më shumë
  • Flini sa duhet
  • Meditoni
  • Konsultohuni me mjekun tuaj
  • Shëtisni dhe thithni ajër të pastër

Shumë sheqer

Një studim ka treguar se nënat që konsumonin sasi të mëdha sheqeri gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre mund të kishin probleme me kujtesën.

E njëjta gjë vlen edhe për zëvendësuesit e sheqerit.

Çfarë duhet të bëni:

Hani më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Së pari, mund të ndiheni të emocionuara, më pas të stresuara dhe të ngarkuara. Mund edhe të filloni të pyesni veten nëse do të jeni prind i mirë, pra do të keni dilema.

Këto ndryshime mund të shkaktohen nga metabolizmi i gruas, ose nga hormonet e saj, dhe ato ndikojnë në tru dhe humor.

Çfarë duhet të bëni:

  • Flini gjumë mjaftueshëm
  • Shkoni për një shëtitje dhe merrni ajër të pastër
  • Shkoni në kinema me miqtë
  • Meditoni

E qara

E qara gjatë shtatzënisë është normale, sepse mund të bëheni më sentimentale. Por mund të jetë e ndërlikuar dhe duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të ndryshme si humbja e oreksit, ndjenja e fajit, gjumi i tepërt dhe humbja e interesit për çdo aktivitet.

Çfarë duhet të bëni:

  • Nëse simptomat zgjasin më shumë se 2 javë, flisni me mjekun tuaj
  • Gjeni një mbështetje, bisedoni me nënat e tjera ose gratë shtatzëna

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here