Në cilin aspekt gratë janë më të afta se meshkujt?

0
91

Është ankesë e kamotshme se meshkujt nuk janë të aftë të kryejnë më shumë se një detyrë në të njëjtën kohë.

Për ta dëshmuar këtë edhe shkencërisht, një grup i hulumtuesve kishte kryer studime të ndryshme dhe ka zbuluar se kur gratë dhe meshkujt punojnë në të njëjtin numër të detyrave të thjeshta – siç është kërkimi për një çelës apo zgjidhja e problemeve matematikore – në të njëjtën kohë, gratë në mënyrë të dukshme i kishin ‘mposhtur’ meshkujt.

Shkencëtarët besojnë se këto rezultate tregojnë se femrat janë më të afta të reflektojnë ndaj një problemi sesa meshkujt, përderisa njëkohësisht angazhohen edhe me gjëra tjera, transmeton Telegrafi.

Një njërin nga këto studime, hulumtuesit u kishin dhënë 50 meshkujve dhe 50 femrave tetë minuta kohë për t’i kryer tri detyra në të njëjtën kohë: të zgjidhin probleme të thjeshta matematikore, t’i gjejnë restaurantet në një hartë dhe të skicojnë një strategji se si do ta kërkonin një çelës në një fushë imagjinare.

Përderisa gratë kishin performuar shumë mirë në të gjitha aktivitetet, meshkujt kishin qenë shumë më të dobët në aktivitetin e kërkimit të çelësit.

Kjo mund të tregojë se gratë janë më të afta në aspektin e të kontrolluarit veten kur ‘bombardohen’ me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë. 

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here