Në shtatë vjetorin e martesës, Aurela Gaçe sjell një fotografi të rrallë nga dasma krah bashkëshortit

0
124

Dje është shënuar një ditë mjaft e rëndësishme për artisten e njohur Aurela Gaçe.

Kjo e fundit ditën e sotme feston shtatë vjetorin e martesës dhe me këtë rast ka ndarë një imazh nga dita speciale, e veshur në të bardha si nuse.

Ajo si rrallëherë ka shfaqur bashkëshortin dhe vajzën e madhe Grace, e cila njëherësh ishte e pranishme në ceremoninë e prindërve.

“20 shtator 2013. Gëzuam kërcyem e kënduam me frytin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace (Greis). Dasmën e bëmë për kokërr të qejfit, për të gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë. Vajza tjetër, e vogla Abigali, akoma nuk di gjë që e kemi bërë këtë pa lejen e saj dhe kam frikë se do të kërkojë edhe ajo të jetë në dasëm si motra e madhe”.

“Si thoni Geraldina Sposa? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani, thjesht dua të di a jeni të lirë në 20 shtator 2023?”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Gaçe njëherësh po vazhdon të jetë mjaft aktive me prurje të reja muzikore.

“Lento Lento” përndryshe mban titullin kënga e fundit që ka publikuar, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here