Një 14-vjeçare nga Mitrovica bëhet nënë, QKUK lajmëron policinë

0
224

Ditën e hënë në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë ka lindur një foshnjë nga nëna 14-vjeçare.

Sipas raportimit në disa media në vendin tonë, 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës gjinekologjike në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili tha se si nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë liruar nga spitali.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli për “Zërin”.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here