Një grua e moshuar shkon në shtëpi nga super marketi me një makinë të gabuar

0
113

Dy makina blu të së njëjtës markë në një parkim bën që një grua e moshuar ti ngatërrojë ato.

Gruaja e moshuar (80-vjeçare) shkoi në shtëpia nga super marketi në Oberrot, qytet në Gjermani me një makinë të gabuar, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, pronari (20-vjeçar) i makinës e la çelësin e automjetit në sediljen e pasagjerit.

Ndërsa ishte duke bërë pazar, gruaja e moshuar hipi në makinën e tij dhe u largua.

Kur pronari u kthye, ai besoi se makina e tij ishte vjedhur dhe e thirri policinë.

Djali i 80-vjeçarës më vonë vuri re që makina blu e gabuar ishte në garazhin e nënës së tij dhe gjithashtu thirri policinë.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here