Njiheni dallimin: Si ta di a kam kontraktime apo gazra

0
93

Mësoni si mund t’i dalloni gazrat nga kontraktimet

Bebja në stomak shumë shpesh mund të përziejë gishtat e vet të vegjël në punën e sistemit digjestiv, transmeton Telegrafi.

E para, shfaqen të mbështjella mëngjesi. Hormonet ngadalësojnë procesin digjestiv, bebja krijon lehtë presion në abdomenin tuaj, andaj shumë lehtë mund të keni gazra të shpeshta, kapsllëk por edhe shumë probleme.

Dikur vërtet mund të jetë e vështirë të dalloni a është shkaktuar ajo situatë e pakëndshme me ardhjen e afërt të bebes në jetë (kontraktimet) apo është fjala vetëm për gazrat. Shikoni si ta identifikoni dallimin.

Shenjat të cilat i kanë kontraktimet

Kontraktimet janë ritmike. Krijohet një model i caktuar, në fillim shfaqen në çdo 4 – 5 minuta, pas një kohe bëhen më të forta.

Stomaku shtrëngohet. Lindja krijon kontraktime të fuqishme të muskujve të gjithë abdomenit. Shfaqet shtrëngim i pakëndshëm në stomak. Nëse stomaku bëhet i fortë me rastin e çdo dhembjeje, ato janë kontraktime, jo gazra.

Diçka ndodh atje poshtë. Kontraktimet mund t’i shoqërojnë edhe simptoma të tjera. Dikur shfaqet tajitje gjaku, shtohet sekrecioni, gjë që tregon që lindja po fillon.

Shenjat e kapsllëkut dhe gazrave

Dhembja është e mprehtë dhe e parregullt. Krahas kësaj mund të ndieni edhe fryrje në stomak.

Keni ngrënë ushqimin i cili shkakton gazra. Falë presionit të bebes në sistemin digjestiv, cilido artikull ushqimor mund të shkaktojë gazra.

Edhe pse disa artikuj janë shumë të shëndetshëm, siç janë brokoli dhe lulelakra, fasulja – mund të shkaktojnë gazra. Nëse ju krijojnë shpesh probleme, përpiquni që një ndonjë periudhë t’i eliminoni nga ushqimi.

Shkuarja në tualet krijon lehtësim. Është tipike, dhembjet për shkak të gazrave shumë lehtë zgjidhen kur shkoni në tualet. Nëse kjo ndihmon, do të thotë që bebja ende nuk do të dalë jashtë.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here