Po përpiqeni të mbeteni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dini për stresin!

0
144

Të përpjekurit për të ngelur shtatzënë mund të jetë një gjë me stres. Por, tani një studim i ri i publikuar në revistën Annals of Epidemiology zbulon se të gjitha shqetësimet dhe stresin që e përjetoni, vetëm sa e bën më të vështirë ngjizjen.

Kur 400 gra kishin raportuar nivelet e tyre ditore të stresit dhe i kishin ruajtur të dhënat e gjërave si shpeshtësia e seksit përgjatë kursit të 20 cikleve apo derisa kishin mbetur shtatzënë, hulumtuesit kishin zbuluar se gratë të cilat kishin raportuar për më shumë stres rreth ovulimit – koha e vetme e muajit kur një grua mund të mbetet shtatzënë – 40 për qind prej tyre kishin qenë më pak të prira të mbetnin shtatzënë, krahasuar me ato të cilat kishin më pak muaj të stresuar.

Gjatë këtij studimi ishte vërejtur edhe diçka tjetër; mes 139 grave të cilat kishin mbetur shtatzënë gjatë studimit – menjëherë pas ovulimit – nivelet e tyre të stresit kishin prekur majat. Kjo ka mundur të jetë si pasojë e ndryshimeve hormonale.

Young woman with a stomach ache in the bedroom, sitting holding her abdomen

Stresi i shtatzënisë është i vërtetë edhe para se ta kuptoni se jeni shtatzënë.

Përderisa ekspertët ende janë duke u përpjekur ta kuptojnë se si ndikon stresi në pjellorinë, gjëja më e keqe që mund të bëni për momentin është t’i lejoni këto zbulime t’ju bëjnë më konfuze apo t’ju stresojnë.

Sa i përket grave të cilat janë të shqetësuara rreth ngjizjes, ekspertët rekomandojnë që të bëjnë ushtrime fizike, të meditojnë ose të bëjnë çfarëdo gjëje që ua zvogëlojnë në minimum nivelet e stresit.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here