Rëndësia e vitaminave gjatë shtatzanisë

Must Try

BubrreciTV
BubrreciTVhttp://www.bubrreci.tv
Bubrreci TV prodhon kenge dhe video animacione per femije ne gjuhen shqipe.

Padyshim që preokupimi kryesor i nënave gjatë periudhës së shtatzanisë, është shëndeti i bebit. Mirëpo, në këtë aspekt rol kyç ka edhe vet shëndeti i nënës, ushqimet që ajo konsumon dhe në përgjithësi kujdesi ndaj vetes.

Pavarësisht faktit që jo të gjitha defektet e lindura janë të parandalueshme, niveli i lartë i kujdesit ndaj vetes rrit gjasat që ju të keni një bebe të shëndetshme. Rol shumë të rëndësishëm kanë edhe vitaminat dhe shtesat minerale, të cilat preferohet të merren edhe nëse ju nuk planifikoni të mbesni shtatzënë brenda një periudhe të shkurtër. Efekti i tyre qëndron në furnizimin e organizmit tuaj me sasi të mjaftueshme të lëndëve ushqyese, qoftë para apo gjatë periudhës së shtatzanisë.

Të marrim shembullin e defekteve të lindura që mund të prekin trurin e bebit apo pjesën e shpinës, të njohura në mjekësi si anencefali dhe spina bifida. Këto defekte zakonisht ndodhin në javët e para të shtatzanisë, kur ju ndoshta ende nuk e keni kuptuar që jeni shtatzënë. Derisa ju ta kuptoni këtë fakt, mund të jetë shumë vonë që këto defekte të lindura të mënjanjohen.

Këtu del edhe më shumë në pah efekti pozitiv i vitaminave të domososhme për organizmin tuaj dhe atë të bebit. Rëndësi të veçantë kanë acidi folik dhe hekuri, të cilat jo gjithmonë mund të merren në sasi të mjaftueshme nga ushqimi, edhe nëse ju ushqeheni shëndetshëm. 

Andaj, rekomandohet që në konsultim me mjekun tuaj, ato të merren si lëndë ushqyese shtesë, krahas ushqimit të rregullt që ju e konsumoni në baza ditore. Mirëpo, gjatë kohës sa ju konsumoni vitaminat që lidhen me procesin e shtatzanisë, është e rëndësishme që të mos merrni vitamina tjera apo shtesa minerale, përveç nëse ato rekomandohen dhe përshkruhen nga mjeku juaj.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest Recipes

- Advertisement -

Më shumë artikuj të ngjajshëm

- Advertisement -