Sa duhet t’i jepni bebes qumësht shtesë?

0
101

Nga Razije Musa

“Të dashura nana, uroj të jeni mirë, shumë herë po më pyetni se sa duhet t’i jepni bebes qumësht shtesë sepse nuk po i del gjiri.

Fillimisht sigurohuni mirë se nuk po prodhoni sasi të duhur të qumështit dhe harroni teoritë qumësht i hollë e i trashë, kualitativ apo jo, shkenca nuk i pranon këto.

Mos u ngutni e kujtoni dy këshilla:

  1. Nëse beba fillon të shtojë peshë dy javë pas lindjes ju nuk keni nevojë të shtoni qumështin formulë.
  2. Keni kujdes se mund t’a ushqeni beben më shumë se që ka nevojë.
  3. Nëse keni ardhur në përfundim se beba ka nevojë të mar qumësht shtesë atëherë u’a sygjeroj edhe dy hapa të tjerë.
  4. Peshoni beben dhe bëni krahasimin e peshës me moshë
  5. Zbrazni gjinjtë me pompë dhe shihni sa mililitra qumësht po i nxjerni, kjo është metodë e saktë për me pa se sa po prodhoni qumësht

Nëse prodhimi i qumështit është i vogel atëherë shtoni sasinë e qumështit formulë jo më shumë se sa i duhet bebes bazuar në peshë dhe moshë.

Nëse e ushqeni beben vetëm me formulë mos e tejkaloni sasinë e paraparë nga prodhuesi.

E kam thënë më heret po e them edhe sot formula nuk është krim, opsioni i dytë më i shëndetshëm pas qumështit të gjirit është ajo, por, për shumë arsye insistoni të ushqeni fëmijët me gji, mbi të gjitha do të keni fleksibilitet dhe do të kurseni para.

Gjithsesi nanat që për cfarëdo arsye nuk mund të ushqejnë me gji ju them të mos e fajësojnë veten se ekziston edhe plani B që është formula.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here