Sa janë të forta dhimbjet e lindjes?

0
213

Nëse jeni shtatzënë për herë të parë keni dëgjuar se dhimbjet e lindjes janë shumë të forta. Por, edhe nëse keni lindur më parë, megjithatë secila lindje është përvojë në vete. Është shumë vështirë që dikush t’ju përshkruan dhimbjet e lindjes.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci

gjinekolog – obstetër

tel. 045 725 725

Mitra është një organ muskulor. Gjatë lindjes ajo tkurret fuqishëm dhe e shtyn beben teposhtë duke e mundësuar lindjen e bebes.

Se sa dhimbje do të ndjeni varet nga shumë faktorë. Varet nga forca e tkurrjeve (kontraksioneve), varet se a keni marrë ilaqe për shpeshtimin e tkurrjeve (ilaçi quhet Orastin dhe jepet kur lindja indukohet ose stimulohet), ndikon poashtu madhësia dhe vendosja e bebes në pelvikun tuaj.

Si rrjedhojë ju do të ndjeni dhimbje dhe presion në tërë pelvikun tuaj, në shpinë, në zorrën e trashë dhe në fshikëzën e urinës.

Aftësia juaj që t’i përballoni këto dhimbje varet nga kombinimi i faktorëve gjenetikë (perceptimi i dhimbjes) si dhe përvoja juaj jetësore. Në perceptimin e dhimbjes ndikon shumë përkrahja emocionale që ju ofrohet, frika, ankthi, bile edhe tregimet pozitive ose negative për lindjen që ju keni dëgjuar.

Studimet kanë treguar se nëse shtatzëna merr informacione të bollshme gjatë shtatzënisë dhe nëse ka përkrahje emocionale, atëherë dhimbjet e lindjes përballohen shumë më me lehtësi.

Për më tepër, këto gra kanë më pak gjasa që lindja të përfundojë me prerje Cezariane dhe kënaqshmëria e saj me procesin e lindjes është më e madhe.

Prandaj, përpiquni që të merrni informacione të mjaftueshme dhe të sakta nga mjeku dhe mamia juaj.

Paçi një lindje të lehtë dhe një bebe të shëndetshme!

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here