Sa kushton një ‘Të dua’?!

0
91

Një djalë e kishte kaluar jetën duke u përpjekur që babanë e tij ta bëj krenar …

E punonte të njëjtin punë si babai i tij, merrej me të njëjtin sport, madje edhe jetonte në të njejtën lagje.

Edhe pse tashmë ishte në moshë, ishte i martuar dhe kishte fëmijë, ende nuk e kishte dëgjuar babanë t’i thoshte se sa e do dhe sa krenar është për të.

Kur babai i tij u sëmurë rëndë, ky miku i im, kaloi shumë kohë pranë shtratit të tij.

Një ditë, pak para se të vdiste, babai i tha: “Djali im, unë të dua! Gjithmonë ke qenë një djalë i mrekullueshëm, prandaj jam krenar për ty.”

Miku im shpërtheu në vaj, sepse më në fund i dëgjoi fjalët që i kishte pritur gjithë jetën. (Nga libri „60 Tips for Self-Esteem“ Lynde Field).

Mesazhi i këtij tregimi të mahnitshëm është i qartë: mos hezitoni të tregoni se sa i vlerësoni dhe i doni njerëzit përreth jush.

Pyesni veten, kënd e vlerësoni dhe e doni në jetën tuaj? A i’a keni thënë ndonjëherë atij personi? Nëse jo, atëherë bëjeni.

Sa herë gratë janë të etura të dëgjojnë një fjalë të mirë nga burrat e tyre, e ata as që janë të vetëdijshëm?

Në kohën kur marrëdhëniet ndërnjerëzore kanë probleme, është mëse e nevojshme të ringjallet praktika e dhënies së komplimenteve dhe mirënjohjeve për të dashurit tanë, të cilët ndoshta janë duke pritur një kohë të gjatë ta dëgjojnë nga ju se sa i doni ata, sikurse personazhi i këtij tregimi.

A e dini se kur ju u thoni njerëzve fjalë të mira, atyre u shtohet vetë-respekti, por edhe juve gjithashtu! Kur ta ndihmoni një person të ndjehet mirë, atëherë edhe ju ndiheni mirë.

Prandaj, të gjithë ju që keni dikë që ju do, mos harroni të jeni të butë dhe të mëshirshëm ndaj tyre. Sepse me të vërtetë, ju as që e dini vlerën e tyre deri sa t’i humbni. Pra, mos e prisni atë moment dhe mos i vononi veprat e mira.

Mos humbim kohë. Menjëherë mendojeni dikë që ju do, apo dikë që ju e doni. Shkoni dhe tregojani. Pa kërkuar asgjë në këmbim. Bëjeni atë dhe pastaj do ta dini se sa në të vërtetë jeni të bekuar dhe të lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here