Shenja që tregojnë se jeni të stresuar…

0
96

Stresi ndikon dhe është i pranueshëm tek të gjithë ne. Ju mund të keni vënë re simptoma stresi, kur përpiqeni të disiplinoni fëmijët, kur keni shumë ngarkesë në punë, kur ju duhet të menaxhoni financat e familjes apo kur jeni përballë një marrëdhënieje të vështirë

Stresi është kudo dhe ndonëse një sasi e mjaftueshme e stresit është e dobishme, stresi i tepërt mund t’ju sëmurë fizikisht dhe mendërisht.

Hapi i parë për të kontrolluar stresin është njohja e simptomave të tij, e cila është më e vështirë nga sa mendoni. Pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar të stresohen dhe shpesh nuk e vënë re këtë derisa arrihet në një pikë ku problemi merr masa tepër serioze.

Çfarë është stresi?

Stresi është reagimi i trupit ndaj situatave të dëmshme, pavarësisht nëse këto situata janë të vërteta apo të perceptuara nga njeriu si të tilla. Kur ndiheni “të kërcënuar”, në trupin tuaj ndodh një reaksion kimik, që ju lejon të veproni në një mënyrë për të parandaluar dëmtimin.

Ky reagim njihet si “fight-or-flight”, ose përgjigje ndaj stresit. Gjatë përgjigjes së stresit, ritmi juaj i zemrës rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe rritet presioni i gjakut. Është mënyra se si mbroni veten.

Stresi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ajo që shkakton stres për dikë, mund të mos jetë aspak shqetësuese për dikë tjetër. Disa njerëz janë më të aftë për ta përballuar stresin.

Jo të gjitha “llojet” e streseve janë të këqija, një sasi normale stresi mund të na ndihmojë të përfundojmë një detyrë. Për shembull, stres është momenti kur ju përplasni fort këmbën në frena për të mos goditur makinën përpara jush. Kjo është një gjë e mirë.

Trupat tanë janë krijuar për të trajtuar doza të vogla stresi, por ne nuk mund të përballojmë një stres afatgjatë kronik, pa patur pasoja.

Disa simptoma të stresit

Stresi mund të ndikojë në të gjitha aspektet në jetën tuaj, përfshirë emocionet, sjelljet, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune, këshillon Anabel.

Duke qenë se njerëzit e përballojnë në forma të ndryshme stresin, edhe simptomat tek ta ndryshojnë. Ato mund të jenë të paqarta dhe ndonjëherë të njëjta me ato të shkaktuara nga probleme të tjera mjekësore. Prandaj, është e rëndësishme t’i diskutoni ato me mjekun.

Ju mund të përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme të stresit:

Simptoma emocionale:

  • Acaroheni me lehtësi dhe keni luhatje humori
  • Ndiheni të mbingarkuar, ju duket sikur po humbni kontrollin
  • Keni vështirësi për t’u çlodhur apo për të qetësuar mendjen
  • Nuk ndiheni mirë me veten, keni vetëvlerësim të ulët
  • Shmangni të tjerët

Simptoma fizike:

  • Mungesë energjie
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje stomaku, diarre, të vjella
  • Muskuj të tensionuar
  • Rrahje të shpejta zemre
  • Pagjumësi
  • Humbje e dëshirës/aftësisë seksuale
  • Duar dhe këmbë të ftohta ose të djersitura
  • Zhurmë në vesh

Simptoma të sjelljes:

  • Ndryshimet në oreks: nuk hani asgjë, ose hani shumë
  • Shmangia e përgjegjësive
  • Përdorim në rritje i alkoolit, drogës dhe/ose cigareve
  • Ekspozim i disa sjelljeve nervore, si: kafshimi i thonjve

Stresi është pjesë e një jete normale. Pak stres herë pas here, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, stresi kronik mund të shkaktojë shumë probleme serioze në jetën dhe shëndetin tuaj.

Nëse ju ose një i afërm ndiheni të mbingarkuar nga stresi, konsultohuni me një mjek. Shpesh, shumë simptoma të stresit, mund të jenë gjithashtu shenja të problemeve të tjera shëndetësore.

Mjeku është i aftë t’i vlerësojë këto simptoma dhe të zbulojë se çfarë është në të vërtetë ajo që ju shqetëson.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here