Shtatzënat mund të stërvitin intensivisht edhe në tremujorin e tretë?

0
90

Ushtrimi gjatë shtatzënisë shumicën e shtatzënave i frikëson, mirëpo hulumtimi i ri ka treguar që madje edhe në tremujorin e tretë mund të ushtrojnë intensivisht.

Është e njohur që ushtrimet trupore të kujdesshme dhe të lehta gjatë shtatzënisë mund të kenë ndikim të madh pozitiv te shtatzënat, shëndeti dhe lindja e lehtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ka pasur konflikte rreth asaj që a duhet të ushtrojnë femrat në fazën e fundit të shtatzënisë.

Hulumtimi të cilin e transmeton The Conversation tregon që ushtrimi intensiv mund të jetë krejtësisht i sigurt për shtatzënat dhe bebet e tyre, madje edhe në tremujorin e tretë.

Janë analizuar 15 studime të cilat gjithsej kanë përfshirë më shumë se 32 mijë femra. Në asnjë hulumtim nuk është treguar rrezik i shtuar kur flasim për treningët intensivë.

Aq më parë, shtatzënat të cilat në fillim kanë pasur mbipeshë trupore, kanë zvogëluar grumbullimin shtesë të kilogramëve, mirëpo ato të cilat tashmë kanë peshë të shëndetshme nuk kanë ndier pasoja negative.

Studimet gjithashtu kanë treguar që ushtrimet janë të lidhura me më pak shanse nga lindja e hershme.

Woman meditation yoga at home

Çfarë bën pjesë në përgjithësi në ushtrimin intensiv?

Me atë rast mendohet në xhoging, trening rrethor dhe në treningë interval në biçikletë.

Do t’ju ishte e vështirë ta flisnit, mirëpo akoma të jeni të aftë të përfundoni fjalinë. Mirëpo, para se të filloni të vraponi, gjithsesi konsultohuni me mjekun tuaj. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here