Si të pengoni shtrembërimin e qafës te fëmijët për shkak të shikimit në telefon?

0
107

Fëmija juaj në kanape shtrihet me telefon apo me tablet në duar dhe vazhdimisht mban qafën të shtrembëruar. Po, kjo pamje u është e njohur të gjithë prindërve

Sipas një studimi, edhe para pandemisë fëmijët kanë kaluar rreth 33 orë në javë duke përdorur ekrane të ndryshme.

Ky pozicion, në të cilin koka është krejtësisht e lakuar poshtë është bërë i natyrshëm.

Shprehia mund të qëndrojë shumë gjatë, madje edhe gjatë gjithë jetës dhe kjo është shumë me rëndësi të pengohet kjo pozitë e keqe.

Po i veçojmë tri mënyra për forcim të muskujve të qafës te fëmijët.

1. Filloni ditën me ushtrime

Nevojiten gjithsej pesë minuta në mëngjes kur ngriheni nga shtrati. Qëndroni në pozicionin në gjunjë dhe duar të vendosura paralelisht.

Shtrijeni kurrizin bashkë me qafën dhe kokën nga lart, pastaj në anën e kundërt. Mund të lozni – me hundë bëni rrathë nëpër mure derisa jeni duke qëndruar në këmbë, mirëpo megjithatë derisa jeni të shtrirë vizatoni në tavan.

2. Përshtatni pozitën

Kur fëmija përdor telefonin apo tabletin, shpjegojani që duhet telefonin ta ofrojë te koka, jo kokën te telefoni. Tregoni me shembullin si duhet ta bëjë atë.

Nëse ulet pranë tavolinës, le të jetë monitori në nivelin e syve, ndërkaq tastiera dhe bërrylat të jenë të vendosur rrafsh. Shputat le të jenë të vendosura rrafsh në dysheme. Për ndryshimet e shprehive në pozicionet e përditshme është vërtet e nevojshme mjaft kohë dhe durim. Kini këtë parasysh.

3. Ushtroni drejt uljen

Shumica e karrigeve nuk përshtaten me gjatësinë e fëmijëve. Prandaj, përpiquni t’i përshtatni në atë mënyrë që u përshtaten. Kurrizi atëherë më lehtë do të vendoset në pozicionin natyral.

Mundeni fëmijës edhe vetë t’i jepni shembull si të ulet në pjesën e përparme të karriges dhe t’i lirojë supet. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here