- Ti japësh fëmijës tënd gjithçka që ai kërkon. Do të besojë se ka të drejtë të marrë gjithçka që dëshiron.
- Të qeshësh kur yt bir thotë fjalë të këqija. Do të rritet duke menduar se të mos respektosh është zbavitëse.
- Të mos e kritikosh kurrë tët bir për sjelljen e tij të keqe. Do të rritet duke menduar se në shoqëri nuk egzistojnë rregulla.
- Të mbledhësh gjithçka që yt bir lë rrëmujë. Do të rritet duke menduar se barra për përgjegjësitë e tij bie mbi të tjerët.
- Ti lejosh që të shikojë çdo lloj programi në televizion. Do të rritet duke besuar se nuk ka ndonjë dallim midis një fëmijë dhe një të rrituri.
- Ti japësh tët biri të gjitha paratë që të kërkon. Do të rritet duke menduar se është e lehtë ti marrësh paratë dhe nuk do të mendohet dy herë të vjedhë për ti arritur ato.
- Të mbash gjithmonë anën e tij, kundër komshinjve, mësuesve dhe policisë. Do të mendojë se ajo që bën ai është gjithmonë e drejtë dhe janë të tjerët ata që gabojnë.
- “Duke ndjekur këshillat e mësipërme ju garantojmë se fëmija juaj do të bëhet një kriminel dhe ne do të bëjmë gati një qeli për të”
(Departamenti i Policisë së Hjustonit, Texas)