Tregim që të bën të qeshësh e të mëson se nuk duhet kërkuar më shumë se që duhet!

0
104

Në një qytet ishte hapur një qendër tregtare ku shiteshin burra, aty çdo femër mund të shkonte për të zgjedhur një burrë sipas shijes së saj.

Një ndër rregullat e shitblerjes në këtë qendër ishte edhe:

Çdo femër ka vetëm një shans për të hyrë në këtë treg! Ajo duhet të zgjedhë burrin në një prej kateve ose mund të shkojë deri te kati më të epërm, mirëpo çdoherë humb të drejtën të zbresë një kat më poshtë.

Një femër paska hyrë te kjo qendër tregtare ku shiteshin burra…

Në hyrje të katit të parë shkruante: Burrat e këtij kati janë besimtarë dhe janë të punësuar!


Në hyrje të katit të dytë shkruante: Burrat e këtij kati janë besimtarë, janë të punësuar dhe i duan fëmijët!

Në hyrje të katit të tretë shkruante: Burrat e këtij kati janë besimtarë, janë të punësuar, i duan fëmijët dhe janë shumë të bukur!

Femra mendoi: Woow, nejse do të shkoj më lart.

Vazhdoi të ngjitet që të arrijë në katin e katër ku shkruante: Burrat e këtij kati janë besimtarë, janë të punësuar, i duan fëmijët, janë shumë të bukur dhe u ndihmojnë bashkëshorteve në punët e shtëpisë!

Ajo u mahnit, ndërsa zemra i rrihte me shpejtësi: “O Zot, nuk mund të mos pranoj, do ta blej në këtë kat!”… Por, sërish vendosi të ngjitet më lart…

Në hyrje të katit të pestë shkruante: Burrat e këtij kati janë besimtarë, janë të punësuar, i duan fëmijët, janë shumë të bukur, janë shumë romantikë dhe vazhdimisht shprehin fjalë dashurie!

Femra gati se hyri në këtë kat, por vendosi të ngjitet më lart.

Në hyrjen e katit të gjashtë shkruante:

Ti je vizitorja numër 4 363 012!

Në këtë kat nuk shesim burra!

Sepse ky kat u ndërtua veçanërisht për të argumentuar se gratë nuk mund t’i kënaqësh!

Faleminderit për shopingun te qendra tregtare e burrave. Kujdes shkallëve teposhtë ndërsa ne të dëshirojmë një ditë të lumtur!

Ky tregim shkon për të gjithë meshkujt që dinë të qeshin fort…

…dhe të gjitha femrat që e kuptojnë realitetin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here