Tri mënyra të thjeshta si të parashikoni saktë ditët më fertile të muajit: Kur duhet një grua të përpiqet më shumë?

0
139

Koha më e mirë e fertilitetit: këshillat e mëposhtme, të cilat mund t’i përdorni veç e veç ose edhe së bashku, mund t’ju ndihmojnë ta parashikoni më saktë këtë

Për shembull, disa gra mendojnë se duke ndërthurur tri metodat e para: ditët e ciklit menstrual, ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës dhe temperaturën e trupit, mund të parashikojnë më saktë ditët më fertile.

Mbani shënim ciklin menstrual.

Përdorni agjendën tuaj ditore apo çdo kalendar tjetër të thjeshtë, për të mbajtur shënim ditën e parë të ciklit menstrual të çdo muaji. Dita e parë, është dita e gjakderdhjes menstruale (jo njollat e para).

Gjithashtu, mbani shënim edhe kohëzgjatjen e ciklit. Në pjesën dërrmuese të femrave, ovulimi ndodh gjatë katër ditëve të mesit të ciklit.

Për të përcaktuar më mirë kohën e fertilitetit, ju rekomandojmë që të mbani shënime për disa muaj. Zbrisni 18 ditë nga numri i ditëve të ciklit më të shkurtër menstrual.

Me të nisur cikli i ardhshëm, numërojini edhe këto ditë. Java e ardhshme i bie të jetë një mundësi e mirë.

Gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të mëdha, nëse kryeni marrëdhënie një herë në ditë gjatë periudhës suaj më fertile, veçanërisht në ditët para ovulimit.

Ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës: para ovulimit mund të vëreni shtim të sekrecioneve vagjinale, të cilat mund të jenë pa ngjyrë, të lëngshme dhe ngjasojnë me të bardhën e vezës.

Pas ovulimit, kur gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të pakta, sekrecionet mund të bëhen të turbullta, të jenë disi ngjitëse ose mund të zhduken plotësisht.

Temperatura bazë e trupit: është ajo e një trupi krejtësisht në qetësi. Ajo mund të rritet disi gjatë ovulimit, zakonisht më pak se një gradë.

Ju jeni më fertile, gjatë dy apo tri ditëve para se temperatura të ngrihet. Nëse ajo qëndron e lartë për tre ose më shumë ditë, me gjasa, procesi i ovulimit ka ndodhur.

Përdorni një termometër për të matur temperaturën. Mund të përdorni një termometër digjital ose një tip tjetër dhe mos harroni: mateni çdo mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati. Mbani shënim rezultatet dhe krahasojini ato.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here