Unë sapo kam lindur!

0
281

Kam nevojë për qetësi. Kam nevojë të fle mjaftueshëm për momentin.

Më zgjoni vetëm kur më duhet të pi ose kur duhet të më ndërroni pelenën.

Ju lutem mos më shqetësoni mamin. Fjalët e pa menduara mirë mundet që ta shqetësojnë atë. Nëse ajo mërzitet edhe unë mërzitem shumë.

E di që jam shumë i mirë, por, që të kaloj nga dora në dorë nuk është aspak e rehatshme për mua. Nëse dëshiron të më mbash në krah, laj duart mirë dhe mundohu mos të më hedhësh frymën mbi fytyrën time.

Hunda ime është shumë e ndjeshme, të lutem mos përdor parfum kur të vish të më takosh.

Mos harro se bebushat janë të ndryshëm nga njëri tjetri, andaj mos bëj krahasime.

Unë shpeshherë i fus gishtat në gojë ndaj evito të më puthësh duart.

Nëse je me grip hajde një ditë tjetër për të më takuar. Do të kemi ditë të tjera plot per t’u njohur.

Të lutem mos pi cigare në prezencën time!

Me dashuri,

Bebi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here