15 fakte MAHNITËSE për nënat

0
54

Fakte mahnitëse për nënat që ndoshta nuk i keni ditur më parë!!!

Janë nënat ato që përmes trupit të tyre të mrekullueshëm i japin jetë një qenie njerëzore. Ajo krijesë e vogël dhe e çmuar që e keni, prap beba juaj, është zhvilluar plotësisht brenda teje dhe falë teje.

Për pak çaste do të zhytemi në botën e nënave, përmes 15 fakteve mahnitëse dhe mjaft interesante për to, e që ndoshta nuk i keni ditur më parë:

  1. Ushqimi që konsumoni gjatë shtatzanisë mund të ndikojë në peshën e fëmiut tuaj gjatë gjithë jetës;
  2. Probabiliteti që të mbeteni shtatzënë me binjakë është 1 në 33 gra, ndërsa 1 në 539 gra mund të mbeten shtatzënë me trinjak apo më shumë;
  3. Truri juaj rritet fizikisht gjatë shtatzanisë si dhe pas lindjes;
  4. Truri i një gruaje shtatzënë pranon qeliza nga fetusi, dhe ADN-ja e bebes mund të gjindet brenda trurit të nënës; të dy shkëmbejnë qëliza mes vete, përmes lidhjes së tyre me placentën;
  5. Zemra e nënës rritet gjatë shtatzanisë, dhe fillon të rreh më shumë në mënyrë që më shumë gjak të qarkullojë në trupin e saj;
  6. Aroma e bebeve të posalindura i emocionon shumë nënat dhe i bën ato të ndjehen më afër dhe më të lidhura me bebin;
  7. Aroma e nënës mund të ndjehet nga bebi prej disa metrave larg dhe mund ta ndalojë të qajturën tek bebi brenda sekondave;
  8. Rrahjet e zemrës së bebit sinkronizohen me atë të nënës dhe babait në momentet që ata i afrohen;
  9. Ju filloni t’ia mësoni fjalët e para fëmiut tuaj që nga koha kur ai gjendet brenda teje;
  10. Gjidhënia e lejon trupin tuaj të krijon ilaçin për ty dhe beben në kohë reale – gjatë procesit të gjidhënies;
  11. Shputat e një gruaje shtatzënë mund të rriten për një numër më shumë se sa numri i zakonshëm i këpucëve;
  12. Zëri i nënës u jep rehati të posalindurve dhe mund t’i qetësojë ata menjëherë;
  13. Madhësia e mitrës tek një grua shtatzënë është 500 herë më e madhe se madhësia e zakonshme. Madhësia normale e mitrës është sa një pjeshkë, përderisa madhësia e mitrës tek një grua shtatzënë është sa një shalqi;
  14. Gjatë gjidhënies, një nënë mund ta ndjejë kur bebi i saj është i uritur. Këtë mund ta quajmë si shqisën e gjashtë dhe ndodh sipas instiktit e jo vetëm pse gjoksi i saj është i mbushur me qumësht;
  15. Shkenctarët besojnë se hormonet që vërshojnë trurin gjatë shtatzanisë, mund të çojnë në ndryshime të përhershme tek nënat, ngjashëm më mënyrën se si hormone e adoleshentëve ndikojnë në zhvillimin e trurit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here