29 vjeçarja nënë e 7 fëmijëve dhe me dy fakultete!

0
112

Edhe pse e re në moshë, Ajlin Alfredaj nga Tropoja ka 7 fëmijë dhe ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër.

Ajlin ka treguar se Zoti e ka bekuar me 3 palë binjakë dhe një tek. “Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç dhe Kenza është tek, 3 vjeçe”, ka thënë ajo.

Tw qenit është nënë e 7 fëmijëve, nuk e ka penguar aspak që të rritet profesionalisht. Pavarësisht kësaj, Ajlini gjithmonë ka gjetur kohën për t’iu përshtatur familjes dhe karrierës Ajo ka përfunduar 2 fakultete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Aktualisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.

29-vjeçarja ka treguar se bashkëshorti i saj, Alfredi, është ndihma më e madhe që ata i’a dalin suksesshëm në mbajtjen e familjes kaq mirë. Madje ai ka rrëfyer edhe sfidat më të mëdha që kanë kaluar gjatë viteve të martesës.

“Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë”, ka thënë Alfredi.

Në anën tjetër, Ajlini tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here