Këshilla bukurie ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë!

0
50

Kur aktorja Audrew Hepburn u pyet se cilat jane këshillat e saj rreth bukurisë, ajo u përgjigj:

“Për buzë tërheqëse”, fol fjalë të ëmbla.

“Për sy të dashur”, shiko të mirën tek njerëzit.

“Për shtat elegant”, ndaje ushqimin tënd me të uriturit.

“Për flokë të bukur”, lejo një fëmijë të kalojë gishtat nëpër to të paktën një herë në ditë.

“Për shoqëri”, ec me dijen dhe nuk do të jesh kurrë vetëm.

Njerëzit, shumë më shumë se gjërat, kanë nevojë që të ripërtrihen, t’ia nisin nga e para, të rigjallërohen dhe të rikuperohen. Kurrë mos e hidh askënd tutje.

MOS HARRO: nëse ndonjëherë do të kesh nevoje për një dorë që do të të ndihmojë, do ta gjesh një në fund të secilit nga krahët e tu. Duke kaluar vitet, ti do ta zbulosh që ke dy duar, një për të ndihmuar veten, tjetrën për të ndihmuar të tjerët.

Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, trupin e saj apo mënyrën se si i kreh flokët. Bukuria e një gruaje duhet të shihet në sytë e saj, sepse pikërisht aty ndodhet dera për në zemrën e saj, vendi ku dashuria jeton.

Bukuria e një femre nuk është vetëm ajo që shihet në fytyrën e saj, por bukuria e vërtetë tek një grua reflekton nga shpirti i saj. Është kujdesi që ajo jep e pasioni që shfaq.

Bukuria e një gruaje rritet me kalimin e viteve.

Për të gjitha gratë: Vlerësojeni veten, kujdesuni dhe mbështeteni njëra tjetrën dhe falni sa më shumë dashuri e mirësi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here