Si ndikon te një fëmijë mungesa e dashurisë dhe kujdesit nga babai?

0
136

Nuk është sekret se prindërit luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e fëmijëve të tyre. Sipas gjetjeve të reja shkencore, injorimi i fëmijëve nga babai mund të ndikojë shumë negativisht te fëmijët.

Një studim i kohëve të fundit tregon se fëmijët që refuzohen nga baballarët e tyre kalojnë nëpër periudha të vështira jetësore. Dhe e kanë tepër të vështirë të formojnë miqësi me bashkëmoshatarët e tyre.

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Pensilvanisë dhe i botuar në Revistën për të Rinj dhe Adoleshentë, hulumtoi nëse refuzimi prindëror mund të ketë një rezultat të rëndësishëm në gjëra të tilla si ankthi social dhe formimi i miqësive. Në studimin e tyre, studiuesit zbuluan se fëmijët që ishin refuzuar nga etërit e tyre kishin më shumë ankth shoqëror… Se sa fëmijët që kanë pasur kujdesin dhe dashurinë e pakufi të baballarëve.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se ky ankth shoqëror e bënë  shumë më të vështirë për fëmijët që të formojnë  miqësi kuptimplote. Dhe të qëndrueshme se sa fëmijët që rriten në ambiente plot dashuri.

Si ndikon te një fëmijë mungesa e dashurisë dhe kujdesit nga babai?

“Ne kemi gjetur se refuzimi i babait parashikon rritje të ankthit social të adoleshentët dhe kjo ndikon që fëmijët në të ardhmen të jenë të vetmuar”. Kështu ka deklaruar drejtori i studimit Hio Wa” Grace “Mak për Daily Science.

“Kjo sugjeron që qëndrimet e refuzimit të baballarëve ndaj fëmijëve të tyre adoleshentë mund t’i bëjnë ata më të shqetësuar në lidhje me afrimin e situatave sociale. Gjë që lidhet më shumë me izolimin social dhe ndjenjat e vetmisë”.

Studimi është bazuar në të dhënat e mbi 687 familjeve. Familje me dy prindër që kishin fëmijë në shkollën e mesme. Në fund, ata zbuluan se refuzimi nga ana e nënës dhe babait definitivisht i bënë fëmijët të ndihen më të vetmuar. Në veçanti refuzimi i babait.

Autorët e studimit rekomandojnë që prindërit të gjejnë mënyra për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Dhe të shfaqin kujdesin që kanë ndaj tyre, sepse kjo mund të ndikojë shumë pozitivisht në personalitetin që do të kenë fëmijët. /Unik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here