Si të përballohet vapa në shtatzani?

0
97

Ekspertët këshillojnë që nënat e ardhshme askund të mos shkojnë pa një shishe me ujë në të cilën më parë kanë shtrydhur pak limon dhe kanë shtuar sheqer.

Vapa e verës shumicën e pengojnë, posaçërisht vapën vështirë e përballojnë shtatzënat, transmeton Telegrafi.

Një shishe me ujë dhe me pak limon të shtrydhur dhe sheqer do të pengojë të fikëtit e shkaktuar nga temperaturat e larta.

Nëse udhëtoni me transport publik, mos ngurroni që të lusni dikë që t’jua lirojë vendin, sepse qëndrimi i gjatë në këmbë mund t’ju dëmtojë edhe juve edhe beben në stomakun tuaj.

Gjatë ditëve të nxehta të verës femrave shtatzëna u rekomandohet noti dhe larja, sepse uji qetëson trupin, ndërkaq në të mund të ushtrojnë teknikën e frymëmarrjes.

Do t’u bëjë mirë këmbëve dhe shputave të cilat gjatë shtatzanisë janë nën preson të madh.

Derisa prisni që të plotësoheni me rolin më të rëndësishëm jetësor, kohën deri te lindja shfrytëzojeni edhe për lexim të librave dhe shikim të filmave. Do t’ju bëjë mirë. 

Burimi i inforrmacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here