E prangosën sepse u ngjante me të dyshuarin për plaçkitje, burrit me ngjyrë më vonë i ofruan punë në zyrën e sherifit në Florida

0
87

Një burrë më ngjyrë i cili kishte dalë për të vrapuar në një lagje të banuar kryesisht nga të bardhët në Deltona të Floridës gjatë muajit të kaluar, kishte gjetur veten të prangosur kur policisë iu duk se përshtatej me përshkrimin e një të dyshuari për plaçkitje, shkruan CNN.

Videoja e shpërndarë nga zyra e sherifi në Volusia tregon se si ndodhi gjithçka. Më 27 gusht, policët e zyrës së sherifit në Volusia ishin në terren duke kërkuar një të dyshuar për vjedhje, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i ishte afruar 28-vjeçarit Joseph Griffin, i cili në ato momente po vraponte dhe i përshtatej përshkrimit të dyshuarit për plaçkitje.

“Hej zotëri, a mos jeni në ndonjë telash. Ka ndodhur një plaçkitje dhe i përshtatesh përshkrimit të dyshuarit”, dëgjohet një polic duke thënë derisa kamera e vendosur në uniformë filmonte gjithçka.

“Më lejo të sigurohem që nuk je t’i ai”, shtoi zyrtari tjetër policor i cili po dilte nga vetura e policisë.

Por, Griffin dukej i befasuar kur u përgjigj: “vërtetë” dhe menjëherë nxori letërnjoftimin.

Njëri polic i tha se rrobat e veshura që i kishte përshtateshin me përshkrimin e të dyshuarit, duke aluduar edhe në mjekër.

“Nuk po them që je ti, por ishte një burrë me ngjyrë – por sërish po them që nuk pretendoj të jesh ti”, replikën sërish polici.

Situata ndryshoi plotësisht, kur Griffin filloi ta transmetojë drejtpërdrejt ngjarjen në Facebook nga frika se mund t’i ndodhë diçka.

Por, policët pasi ia vendosën prangat ia bënë me dije se nuk do të dërgohet në burg, por thjesht po e dërgojnë në stacion për të qartësuar gjithçka.

E derisa largohej i drejtohej telefonit që ia kishin vënë policët në tokë, duke thënë se nëse i ndodh diçka kjo është dëshmia e tij.

Për fat të mirë kur gjithçka u qartësua dhe e kuptuan se ai nuk ishte personi që e kërkuan, Griffin u lirua. E sherifi Mike Chitwood kur e kuptoi se Griffin është një ish-ushtarak që shërbeu në policinë ushtarake, i kërkoi t’ju bashkohet dhe të bëjnë disa trajnime së bashku me pjesën tjetër të stafit të zyrës së tij. Ai mbeti i habitur nga kjo ofertë të cilën e pranoi menjëherë.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here