Pini ujë nga burimi ku pinë kuajt! – ata kurrë nuk pijnë ujë të keq…

0
40

Pini ujë nga burimi ku pinë kuajt! – ata kurrë nuk pijnë ujë të keq.

Vendose shtratin tuaj aty ku fle një mace. – ajo kurrë nuk fle në një vend të pisët!

Hani frutin që është prekur nga një krimb. – krimbat i hanë vetëm frutat e shëndetshme!

Mbledhni kërpudhat në të cilat rrinë insektet. – ato nuk rrijnë në ato helmueset.

Mbillni pemën aty ku gërryn uji.

Ndërtoni shtëpinë tuaj aty ku ulet gjarpri për t’u ngrohur.

Gërmoni bunarin tuaj aty ku zogjtë fshihen nga nxehtësia.

Shkoni të flini dhe zgjohuni në të njëjtën kohë me zogjtë!

Hani më shumë perime të gjelbërta – do të keni këmbë të forta dhe zemër rezistente.

Notoni shpesh dhe do të ndiheni në tokë si peshqit në ujë.

Shikoni qiellin sa më shpesh të jetë e mundur dhe mendimet tuaja do të bëhen të lehta dhe të qarta.

Qëndro shumë i qetë, fol pak – dhe heshtja do të vijë në zemrën tënde, dhe shpirti yt do të jetë i qetë dhe plot paqe. ”

Shën Serafimi i Sarovit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here