Përse femrat bëjnë selfie joshëse? Shkencëtarët kanë konstatuar arsyen!

0
125

Kjo praktikë e përditshme e çdo femre nuk është për atë që do t’u pëlqente meshkujve, përkundrazi!

Femrat nuk bëjnë selfi seksi për t’u pëlqyer meshkujve, por në atë mënyrë vetes ia ngrenë vlerën në vendet dhe shoqëritë në të cilat është e theksuar pabarazia ekonomike, ka treguar hulumtimi i fundit i shkencëtarëve të Universitetit në Uellsin Jugor.

Gjëja e parë të cilën e kemi vërejtur është fakti që femrat janë aq shumë të preokupuara me dukjen e tyre për shkak të presioneve patriarkale, përkatësisht që femrën edhe sot e shikojmë nëpërmjet asaj se si duket, por jo nëpërmjet cilësive të tjera të saj”, thotë udhëheqësja e studimit – shpjegon njëri ndër udhëheqësit e këtij hulumtimi.

Siç kanë shpjeguar këta hulumtues, është probabiliteti më i madh që femra të investojë kohë dhe angazhim që në rrjetet shoqërore të publikojë selfi seksi, nëse jeton në shoqërinë në të cilën pabarazia ekonomike rritet.

Megjithatë, kështu nuk është në shoqëritë në të cilat meshkujt kanë fuqi më të madhe dhe në të cilat pabarazia gjinore është më e përhapur.

Pabarazia në të ardhura në një shoqëri është mënyra e mirë që të parashikohet ekspansioni i selfive seksi, gjë që tregon që kjo dukuri është shenjë e ngritjes potenciale sociale ndërmjet femrave.

Sado që të jetë e gabueshme, në shoqërinë moderne dukja seksi vlerësohet. Mund të sjellë shumëçka – shpërblim ekonomik, shoqëror në planin privat – theksohet në studim. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here