Kjo po që është dashuri…! Historia që preku zemrën e secilit!

0
29

Ishte një çift shumë i dashuruar me njëri tjetrin. Ata kishin 20 vite sëbashku dhe çdo ditë për ta ishte si dita e parë që ishin dashuruar.

Gjithmonë në mëngjes, i shoqi i dhuronte gruas së tij një trëndafil të kuq. Në orën 7 të mëngjesit vinte luleshitësi përpara shtëpisë së tyre, burri dilte fiks në atë ore tek dera, merte trëndafilin e kuq, ia jepte të shoqes, e përqafonte si të ishte dita e tyre e parë dhe largohej për në punë.

E gjithë familja ishte mësuar me këtë rutinë. Dy djemtë e tyre, madje talleshin me ta. “Babi vrap se ra zilja, shko mer trendafilin dhe jepja të dashurës tënde”, i thoshin duke qeshur. Babai gjithashtu e kalonte me të qeshur dhe i përgjigjej: “Bijtë e mi, ju dua më shumë se çdo gjë në këtë botë. Unë nuk ju uroj as të bëheni të pasur, as të jeni të suksesshëm e asgjë nga këto. Unë thjesht uroj që ju të bekoheni me një grua si kjo e imja. Nëse do jeni aq me fat sa jam unë, atëherë unë do vdes i qetë sepse shtëpia juaj do jetë plot me hare, me dashuri, me respekt por edhe me ekonomi. Unë ndihem i mbrojtur, i plotësuar, unë e di që mamaja juaj për mua është gati të japë edhe jetën e saj.

Po ju tregoj diçka. Kur ju ishit të vegjël rreth 10 vite më parë, shefi im më caktoi një punë jashtë qytetit. Kam ndenjur dy ditë atje. Bëra punët që kisha për të bërë, haja në restorant dhe flija top si qengj. Kur jam kthyer pas dy ditësh, ishte ora 4 e mëngjesit dhe e kam gjetur nënën tuaj teksa qëndronte e ulur në karrige dhe më priste. Nuk kish fjetur për dy ditë. Sapo më takoi, më pyeti a kam ngrënë gjë dhe i ra të fikët.

Menjëherë shkuam në urgjencë, nuk ishte asgjë për tu shqetësuar tha mjeku, gjithçka ishte nga pagjumësia. Nëna juaj nuk kishte vënë gjumë në sy për dy ditë me radhë. Pasi e pyeta se pse e bëri një budallallëk të tillë mu përgjigj shkurt dhe rëndë: “Më ha ai krevat pa ty!” Që nga ajo ditë, në shenjë dashurie që kam për nënën tuaj unë jam betuar se do ti dhuroj një trëndafil deri sa ajo të marrë frymë.”

Djemtë heshtën dhe u larguan për në shkollë. Burri i dhuroi trëndafilin të shoqes, e përqafoi dhe doli për në punë si gjithmonë. Fatkeqsisht, një gabim njerëzor bëri që dy trena të ecin ballë për ballë në të njëjtën shinë. Në atë aksident i shoqi humbi jetën.

Pikëllimi i kishte kapluar që të tre, gruan dhe dy djemtë. Të nesërmen në mëngjes, si gjithmonë vjen luleshitësi në orën 7 me trëndafilin në dorë. Del e shoqja vetë dhe e njofton për fatkeqsinë që u kishte ndodhur dhe i thotë se nuk ishte më nevoja për këtë trëndafil.

Luleshitësi me një buzëqeshje të detyruar i tha: “Zonjë unë e kam marë vesh për bashkëshortin tuaj dhe më vjen shumë keq për këtë gjë. Por ai ju donte aq shumë saqë një ditë erdhi në dyqanin tim dhe bëmë një kontratë me parapagim që unë do të të sjell një trëndafil për çdo ditë sa të jesh ti gjallë. Kam edhe këtë letër për ju, udhëro!”

Gruaja nisi të qajë me ngashërim teksa lexoi letrën e cila datonte 22 janar 1987 (rreth 10 vjet më parë nga ndodhia):

“E dashura ime, e shtrenjta ime. Sot që po lexon këtë letër unë me shumë gjasa do të jem larguar fizikisht nga ty. Mos u mërzit, unë do të jem aty tek ty çdo mëngjes i mishëruar në atë trëndafil të kuq. Të dua shumë, puthi djemtë çdo mëngjes për mua. Shihemi nesër në orën 7 e dashur!”

MOS HARRONI:

Familja është e shenjtë, nuk ka gjë më të shtrenjtë se ajo. Rolin kyç për ta mbajtur të bashkuar atë familje e ka gruaja. Një grua e mirë është themeli për një familje të shëndoshë e të bashkuar. Bëjani me dije se sa e rëndësishme është gruaja juaj për ju. Nuk ka nevojë për shpenzime e dhurata që kushtojnë, mjafton një gjest, një përqafim, qoftë edhe një fjalë. Një grua është e brishtë nga natyra, por një grua që ka mbështetjen e të shoqit, nuk ka forcë që e mposht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here