A mund ta zbuloni gjininë e bebes nga të rrahurat e zemrës?

0
118

Shumë njerëz besojnë se mund ta zbuloni gjininë e bebes në bazë të të rrahurave të zemrës që i ka, megjithatë kjo është vetëm mit.

Përrallat e plakave thonë se nëse pulsi i zemrës është mbi 140 rrahje për minutë, atëherë do të keni vajzë, ndërkaq nën 140 rrahje për minutë, do të keni djalë.

Sidoqoftë, në një studim të publikuar në “Fetal Diagnosis and Therapy”, hulumtuesit i kanë studiuar 966 sonograme nga femrat të cilat kanë qenë më pak se 14 javëshe shtatzënë.

Ata e kanë përsëritur studimin kur ato kanë qenë në tremujorin e dytë mes 18 dhe 24 javëve, kur gjinia ka mundur të përcaktohet nga ultrazëri.

Në këtë fazë, vetëm 477 e femrave e plotësonin kriterin e studimit, ndërkaq 244 kishin qenë shtatzënë me vajza dhe 233 me djem.

Dhe jo – rrahjet e zemrës nuk kishin ndihmuar në parashikimin e gjinisë. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here