Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez së bashku me të fejuarin e saj, kanë blerë një rezidencë luksoze në Miami.
54-vjeçarja kanë zgjedhur vendin ku si komshinj do të kenë figura të njohur publike e miliarderë, shkruan Daily Mail.
Vlera e një shtëpie të tillë arrin deri në 40 milionë dollarë, e që posedon 10 dhoma gjumi, ndërsa 12 banja.
Përballë rezidencës shihet pishina private e tyre, teksa anash duken edhe disa karrige për të pushuar.
Sikurse edhe në çdo vend të tillë kaq luksoz, enterieri i saj është i punuar me produkte të shtrenjta.
Veçantia e saj ka të bëjë me ashensorin, i cili përdoret për të shkuar në 10 dhomat e gjumit dhe pjesëve të tjera argëtuese.
Në anën e jashtme të saj, rezidenca është e mbushur me të mbjella të ndryshme, të cilat ofrojnë një pamje të mrekullueshme.
Shtëpia më parë kishte qenë në pronësi të Jill Eber, i cili e kishte quajtur ‘star of Star Island’.
Burimi i informacionit: /Telegrafi/