Kur është koha më e mirë për t’u bërë nënë?!

0
114

Mendimi i një nëne nga përvoja personale.

Nga Saranda Bllaca Ahmeti

Do të ishte qesharake nëse do të thoja se kaq apo aq vite duhet të jesh për t’u bërë nënë. Sipas mendimit tim, luajnë rol të rëndësishëm shumë faktorë.

Shkencëtarisht thuhet se femra është më shumë pjellore në moshën 20-30, e pas të 30-ave fillon një rënie e lehtë e pjellorisë. Por, unë nuk do të flisja në këtë aspekt.

Duke e ditur se të bëhesh nënë për herë të parë është një ndryshim jashtëzakonisht i madh në jetë, faktori psikologjik është shumë i rëndësishëm. Me t’u bërë nënë, jeta juaj tani ndryshon rrënjësisht. Emocionet dhe dashuria mes teje dhe fëmijës janë të pa përshkrueshme. Është mrekullia vet. Mirëpo, tanimë gjithçka në jetën tuaj ka ndryshuar, sepse je vet e dyta gjithkund e në çdo moment. Përballesh me shumë të panjohura. Prioritetet e tua tanimë kanë ndryshuar. Nuk e ke më prioritet punën, leximin, shetitjen e të tjera, por, në çdo sekond e ke prioritet fëmijën tënd, e sidomos kur është i porsalindur, jeta e të cilit varet 100% nga TI. E për t’i përballuar të gjitha këto, duhet të jesh e përgatitur paraprakisht për këtë ndryshim të madh që do të ndodhë në jetën tënde, të kesh vetëbesim e stabilitet, e pastaj të planifikosh të bëhesh nënë.

Të jesh nënë, është ndjesi e veçantë që nuk përshkruhet dot me fjalë, por edhe sakrificë e përgjegjësi e madhe!!!

Faktor tjetër i rëndësishëm është edhe stabiliteti financiar. Pa një stabilitet financiar, i cili do t’i ofronte një mirëqenie fëmijës tënd, unë mendoj se nuk do të ishte mirë të planifikosh një shtatëzani. Të kesh një fëmijë, sigurisht se do të kesh edhe shpenzime jo të vogla dhe nëse nuk keni të hyra të mjaftueshme, do të mund të përballeni me sfida të ndryshme.

Pra, përfundimisht mund të them se përgatitja psikologjike e nënës dhe stabiliteti financiar kanë një rëndësi të vecantë në planifikimin e një shtatëzanie. Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishëm është gjithashtu edhe bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me partnerin në planifikimin e shtatëzanisë. Ndihma dhe përkrahja nga ana e partnerit, si ajo fizike, financiare apo edhe morale, është tejet e domosdoshme dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën tënde, sidomos pasi të jesh bërë nënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here