A doni që fëmiu juaj të jetë i suksesshëm?

0
256

Nga Razije Musa

Të dashur prindër,

Besoj shumë që shumica prej jush e kanë synim rritjen e fëmijëve që krahas shëndetit gëzojnë edhe suksesin në jetë.

Është shumë e rëndësishme që për të ardhmen e tyre të suksesshme të punoni qysh herët, qysh kur fëmija fillon të ju kuptoj. Prandaj, unë i sugjeroj prindërit që të ju lexojnë fëmijëve qysh në moshë të hershme, së paku prej gjashtë muajve.

Fëmijët që rriten në një ambient të qetë, pa britma, pa probleme do të jenë shumë më të përkushtuar ndaj shkollës dhe punës në të ardhmen.

Bëjëni zakon që çdo natë para gjumit të ju lexoni fëmijëve diçka, kujdesuni se si silleni me të tjerët në sy të fëmijëve tuaj, keni kujdes me fjalorin që e përdorni mes vete si prindër. Asnjëherë mos harroni që fëmija është një absorbues i të gjithë atmosferës që mbizotëron në rrethin ku rritet.

Prandaj, sigurohuni që atmosfera të jetë pozitive, dashuria dhe përkushtimi të jetë i madh. Mos lejoni që problemet e të rriturve të ndikojnë të vegjlit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here