Asnjëherë mos u dorëzo – historia inspiruese e Jack Ma

0
16

Jack Ma, themeluesi i Alibaba, gjithashtu ka një histori frymëzuese. I lindur në një familje jo shumë të pasur, Jack Ma vendosi se mënyra e vetme për të shkuar përpara ishte përmes edukimit. Ai e nisi këtë rrugë, mirëpo dy here radhazi dështoi në provimet e pranimit të kolegjit. Në përpjekjen e tretë, ai më në fund i’a doli të pranohej në përpjekjen e tretë dhe gjatë asaj kohe filloi të aplikonte edhe për punë.

Pas shumë refuzimesh, Ma filloi të jepte mësime në anglisht, për 12 dollarë në muaj. Pasi vizitoi Shtetet e Bashkuara në moshën 31 vjeçare, Ma kuptoi se çfarë mundësie ishte për kompanitë e internetit në Kinë. Ai krijoi dy ndërmarrje që dështuan, por, kur ishte 35 vjeç, së bashku me një grup miqsh mblodhën investime për idenë e tij të tregut online, e cila më vonë u kthye në Alibaba. Në fund të vitit 2017, vlera e fitimeve të Jack Ma ishte 46.6 miliardë dollarë, duke mos harruar që kishte nisur të punonte me 12$ në muaj.

Nuk ka rëndësi nëse jeni 20, 30, 40 vjeç apo më shumë: Nëse keni një ide solide, pasionin për ta ndjekur atë dhe aksesin në burimet që ju nevojiten për t’i bërë gjërat, edhe ju mund të bëheni sipërmarrës/e i/e suksesshëm/me në çdo moshë. Sipas Business Insider, sigurisht që ekzistojnë avantazhet dhe disavantazhet për të filluar në çdo moshë, por, me mentalitetin e duhur dhe urinë për dije, është e mundur që gjërat të kthehen në favorin tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here