Bëje familjen prioritet

Te fundit

- Advertisement -

Nëse mendoni se nuk jeni duke kaluar mjaftueshëm kohë me familjen, mbajeni mend – krijimi i kohës është diçka që varet vetëm nga ju.

Është e rëndësishme të ndani pak kohë që t’i lexoni e analizoni pikat në vijim dhe t’ia ri-kujtoni vetes tuaj rëndësinë e familjes:

  1. Qoftë edhe 15 minuta e bëjnë dallimin. Secili prej nesh mund të gjejmë së paku 15 minuta gjatë ditës që t’i kalojmë me familjen tonë. Mund t’i shfrytëzoni për t’i përqafuar fëmijët tuaj, t’u lexoni diçka apo të bisedoni me ta, ose të kaloni kohë me partnerin tuaj. Duke qenë pranë tyre, edhe vetëm 15 minuta kanë shumë vlerë!
  • Organizoni një darkë familjare. Çdo vikend ndani kohë për të organizuar një darkë familjare – një orë apo më gjatë. Gjatë kësaj kohe, nga java në javë mund të zgjedhni nëse do të hani në shtëpi apo në ndonjë restaurant, apo thjeshtë të shikoni ndonjë film, të ecni apo bëni pazare – nuk ka aspak rëndësi përderisa jeni së bashku dhe i kushtoni kohë njëri tjetrit.
  • Mundësia tjetër është të planifikoni ta kaloni një ditë të plotë me familjen tuaj, së paku çdo muaj. E zgjedhni ditën që e keni të lirë nga puna dhe nuk duhet të mendoni për punën, të flisni për punën apo të merreni më punën gjatë asaj periudhe 24 orëshe. Thjeshtë kalojeni ditën duke i’u përkushtuar plotësisht familjes tuaj. Madje, bëjeni këtë traditë dhe mundohuni ta respektoni çdo muaj – do ta shihni sa më të përmbushur dhe të relaksuar do të ndjeheni.
  • Ndani mendimet pozitive me njëri tjetrin. Përderisa kaloni kohë së bashku, ndani me njëri tjetrin gjërat që ju i vlerësoni për secilin anëtar të familjes. Fokusohuni në gjërat e mira dhe mos ngurroni t’ia thoni secilit anëtar të familjes ato që i vlerësoni tek ta dhe sa ata janë të rëndësishëm për ju. Kjo është mënyra më e mirë që ju të ndjeheni të lidhur më njëri të tjetrin dhe të ndani dashurinë dhe energjinë e mirë me familjen.
  • Bisedoni me njëri tjetrin. Është e rëndësishme t’i kushtoni kohë edhe bisedave me njëri tjetrin. Ndani hallet me partnerin tuaj dhe lërini hapësirë që edhe partneri t’a bëj të njejtën gjë me ju. Poashtu, merreni mendimin edhe të fëmijëve tuaj për gjëra të ndryshme, ofrojuni hapësirë të ndajnë lirshëm me ju gjërat e tyre dhe në vazhdimësi interesohuni për gjendjen e tyre emocionale dhe shëndetësore.

Bëje familjen tënde prioritet. Ndaluni për një moment dhe mendoni se çka do të bëni nëse do ta kishit ditën e fundit të jetës në këtë planet? Ku ju shkon mendja? Po besoj dhe shpresoj që tek familja. Kaloni sa më shumë kohë me familjen dhe planifikojeni mirë kohën tuaj. Herë pas here pyeteni veten se “Cka jam duke humbur” – dhe pikërisht atë shtojeni në jetën tuaj. Bëjeni familjen prioritetin e parë dhe mendoni se si të ndani sa më shumë kohë nga dita juaj për të kaluar me ta.

- Advertisement -
- Advertisement -

Më të rejat

- Advertisement -