Çudi me njeriun!

0
45

Çudi me njeriun!

Mezi pret që të rritet e pastaj kujton me mallëngjim fëmijërinë.

Çudi me njeriun!

E shpenzon shëndetin për të grumbulluar pasuri e pastaj e shpenzon pasurinë për të rifituar shëndetin.

Çudi me njeriun!

Shqetësohet për të ardhmen dhe e harron të tashmen dhe as të tashmen se jeton, e as të ardhmen se arrin.

Çudi me njeriun!

Shikon atë që kanë të tjerët dhe s’e vlerëson atë që ka vetë, e as atë që kanë të tjerët se zotëron e as atë që ka vetë se gëzon.

Çudi me njeriun!

Dëshiron që të ketë gjithçka sikur nuk do të vdesë kurrë, e pastaj vdes sikur nuk ka jetuar kurrë.

Është çudi me njeriun!

U krijua që të adhurojë Zotin dhe ju mundësua të shfrytëzojë të mirat e kësaj bote në shërbim të saj, u prokupua me atë e cila ishte krijuar për të dhe e harroi atë për të cilën ai vetë ishte i krijuar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here