Femra, bëhuni misterioze!

0
24

Të gjithë njerëzit, sipas natyrës, janë kureshtarë, ndërkaq kohë më parë hulumtimi i bërë ka treguar që dëshira për hulumtim dhe zbulim është më e madhe te meshkujt se sa te femrat

Të gjithë njerëzit, sipas natyrës, janë kureshtarë, ndërkaq hulumtimi i bërë kohë më parë ka treguar që dëshira për hulumtim dhe zbulim është më e madhe te meshkujt se te femrat.

Me rastin e ekzekutimit të eksperimentit, pjesëtarëve të të dy gjinive u është dhënë për lexim një libër në hyrje të të cilit është botuar udhëzimi: “Lexoni tekstin nga fillimi deri në fund, pa të drejtë ta shikoni faqen 25”.

Shumica e meshkujve kanë qenë aq kureshtarë sa që, menjëherë, sapo e kanë blerë librin, e kanë hapur faqen 25, shkruan media rajonale, përcjell Telegrafi.

Femrat, kryesisht e kanë ndjekur udhëzimin dhe me kujdes e kanë lexuar faqe për faqe, me radhë.

Nga rezultati i përmendur del këshilla e thjeshtë, por, efikase drejtuar damave: nëse i’a arrini që gjinia e kundërt të ju përjeton si misterioze dhe të veçanta, lehtë do ta merrni vëmendjen e tyre.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here