Femrat para shtatzanisë do të duhej ta kontrollonin kolesterolin – këshillojnë ekspertët

0
119

Kolesteroli i ngritur në gjak shpesh nuk ka kurrfarë simptomash dhe diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, posaçërisht kur është fjala për shtatzënat.

Derisa shumica nuk rekomandojnë verifikimin e kolesterolit në shtatzëni, ekzistojnë të dhëna që kolesteroli e ngritur ndikon edhe në lindje të parakohshme, si edhe në lindjen e fëmijës me peshë më të vogël, gjë që më vonë mund të ndikojë në sëmundje të ndryshme të zemrës, por, edhe të çojë deri në vdekje.

Asociacioni Amerikan i Zemrës ka propozuar që të gjithë të rriturit e moshës mbi 20 vjeç duhet ta kontrollojnë kolesterolin në gjak, transmeton Telegrafi.

Ato femra të cilat e kanë kontrolluar kolesterolin kanë qenë më të moshuara, zakonisht kanë pasur sëmundje të arterieve koronare, tension të lartë të gjakut dhe diabet.

Ekspertët theksojnë që diagnostikimi i hershëm do të çojë deri te identifikimi i hershëm i sëmundjeve të lidhura, sepse ndikon si te nëna, ashtu edhe te fëmijët dhe familjarët e tjerë.

Shumica e njerëzve me hiperkolesterolemia janë të rinjë dhe duken të shëndetshëm, ndërsa arteriet tregojnë diçka krejtësisht tjetër. Verifikimi i kolesterolit te femrat ka ndikim në amësi dhe në shëndet të fetusit.

Të dihet që femra para shtatzënisë ka kolesterol të lartë gjithashtu ka shumë rëndësi, sepse atëherë mund të ulet rreziku kardiometabolik (diabeti dhe sëmundjet e zemrës).

Nuk ekzistojnë shenja as simptoma të kolesterolit të ngritur në gjak, ndërkaq shenja e parë mund të jetë sulmi në zemër.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here