“Gratë për gratë”: Në Kosovë hapen 100 vende të reja të punës

0
60

100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësministri, Halil Matoshi.

Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës” – thuhet në njoftim.

Për këto pozita të lira të punës mund të aplikojnë të gjitha gratë e interesuara për të punuar në fushën e dizajnit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here