Gratë shtatzëna mund ta transmetojnë stresin te foshnjat!

0
135

Studimi i fundit sugjeron se një nënë mund të transmetojë nivele të ulëta të kortizonit ndaj fëmijës së saj, deklaruan studiuesit në Shkollën e Mjekësisë ‘Mount Sinai’ në New York dhe Universitetin e Edinburgut në Skoci.

Studiuesit zbuluan se gratë dhe foshnjat e tyre kishin pakësuar nivelet e hormonit kortizon të stresit, që është një shenjë se dikush është prekur nga parregullsitë e stresit postraumatik.

“Kjo tregon se ekspozimi ndaj stresit të rëndë në shtatzëni shoqërohet jo vetëm me stres postraumatik tek nënat por gjithashtu edhe me shenja biologjike të tij, nivele të ulëta hormonale në pështymë, tek foshnjat shumë përpara dëgjimit të rrëfenjave”, bëri të ditur në një intervistë, profesori, Jonathan Seckl, i Universitetit të Edinburgut.

Seckl deklaroi se ishte shpejt për të thënë nëse fëmijët do të vuanin ndonjë efekt negativ.

Në një studim të 38 grave shtatzëna Seckl dhe Dr. Rachel Yehuda zbuluan nivele më të ulëta se normalet të kortizonit në kampionet e pështymës nga gratë të cilat kanë vuajtur nga stresi postraumatik.

Nënat dhe foshnjat e tyre kishin nivele të ulëta të hormonit në krahasim me gratë tjera. Madje edhe një vit pas lindjes së fëmijës, foshnjat e nënave të stresuara kanë nivele të ulëta në krahasim me fëmijët e tij.

Studiuesit planifikojnë të ndjekin nga afër fëmijët gjatë zhvillimit të tyre.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here