I martuar dhe baba i 3 fëmijëve, menaxheri tregon arsyen pse shkon në punë me fund dhe taka

0
196

Mark Bryan, një amerikan që jeton dhe punon në Gjermani ka habitur ndjekësit e tij në Instagram me veshjen me të cilën shkon çdo ditë në punë, pazar e të tjera aktivitete ditore. Prej 4 vitesh, 61-vjeçari vishet me fund dhe taka.

Menaxheri i inxhinierisë së robotikës është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai kombinon fundet e grave dhe takat e larta me këmisha për burra pothuajse çdo ditë.

61-vjeçari ka treguar se hera e parë që ai provoi taka të larta ishte në kolegj, kur e dashura e tij e atëhershme i kërkoi t’i vishte para se të vallëzonte me të. 

Në profilin e tij në Instagram Brian e përshkruan veten si “një burrë me në një martesë të lumtur, që i pëlqen Porsche, gratë e bukura dhe përdorimi i fundeve dhe takave të larta në paraqitjet e tij të përditshme” .

Brian tha për “BoredPanda” se arsyeja pse ai vishet kështu është “sepse atij i pëlqen” dhe se gjithmonë admironte gratë me këtë pamje.

Lidhur me njerëzit që vënë në dyshim seksualitetin e tij, 61-vjeçari përgjigjet: “Shumicën e kohës u përgjigjem atyre “nuk më intereson”. Por ka raste kur shpërthej, sidomos kur burrat më pyesin. Pastaj i pyes “pse fakti që kisha veshur një fund ju bëri të pyesni për preferencat e mia seksuale” ose “a do të më pyesnit të njëjtën gjë nëse kisha veshur pantallona?”

Brian tregoi se gruaja e tij dhe tre fëmijët e mbështesin plotësisht në zgjedhjet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here