Të panjohurat për prindërit e rinjë!!!

0
121

Kujdesi ngaj bebit në javën e parë!

Nga Marigona Milazimi

Prindërit e rinjë kanë shumë të panjohura për kujdesin ndaj bebes së sapolindur. 

Nuk ka vend për shqetësime, pasiqë të gjitha çiftet e reja e provojnë ndjenjën e pasigurisë dhe kanë shumë dilema në fillim. Çdo veprim që e bëni do ta mendoni e ri-mendoni nëse e keni bërë si duhet. Por, pa panikë – fundja intuita e nënës është më e fuqishme se pothuajse çdo këshillë dhe rregull i shkruar.

Si nënë e re, do të mundohem që të ju përcjell disa prej këshillave kryesore, që sadopak mund të ju lehtësojnë këtë rrugëtim të bukur.

Ndërrimi i pelenave

Pelenat për të porsalindurin janë “veshja” më e rëndësishme në vitet e para të jetës së tij. Te gjitha foshnjet ndjehen më mirë pa të, prandaj përpiquni ta lini të lëvizë i lirë pa pelena sa më shumë që të jetë e mundur. Zakonisht, pelenat ndërrohen pesë deri gjashtë herë në ditë, por, mund të ndodh edhe më shpesh nëse kjo është e nevojshme.

Për pastrimin e bebit në kushtet e shtëpisë mjafton ujë i ngrohtë, në fund fshijeni mirë dhe lehtë me një peshqir të butë, dhe nëse është e nevojshme e lyeni lehtë me krem. 

Kujdes: Përpiquni të pastroni gjithmonë nga para në drejtim të anusit, në mënyrë që të mos hyjnë mikrobe nga zorra në organet gjenitale.

Kur duhet bërë banjo e parë e bebit

Bebi mund të bëjë banjon e parë qysh në ditët e para pas lindjes, dhe nuk ka rëndësi nëse i ka rënë kërthiza ose jo. Foshnjet e shijojnë ujin në temperaturë prej 37°C dhe kjo ndihmon në relaksimin dhe qetësimin e foshnjes. 

Cfarë duhet të keni parasysh: Uji duhet të kontrollohet me një termometër uji dhe patjetër edhe me pjesën e brendshme të kyçit të dorës apo me bërryl. Gjatë banjës, duhet që temperatura e ambientit të jetë e ngrohtë, jo më pak se 22°C dhe në dhomën e fëmijës jo më shumë se 18°C. Preferohet që pas çdo banje, bebit t’i bëhet nje masazh e lehtë me krem për bebe. 

Pozicioni i duhur i gjumit

Është shumë e rëndësishme që pozicioni i gjumit për të posalindurin të jetë i duhur, duke mënjanuar kështu edhe rrezikun e rrallë, por të mundshëm të vdekjes nga asfiksia. Ditëve të sotme, ekspertët këshillojnë që bebet mos të shtrihen me barkun poshtë, siç këshillohej deri vonë. Bebi duhet vendosur me kurrizin poshtë apo në brinjë, dhe përpiquni ta ndërroni shpesh pozicionin e kokës (kjo për shkak të arsyejeve të ndryshme, si formimi i kokës, muskujt e qafës etj). 

Temperatura e duhur e dhomës së gjumit

Për bebet mund të jetë e rrezikshme nëse ambienti ku ato qëndrojn ato të ketë një temperaturë shumë të ftohtë apo shumë të ngrohtë. Ato nuk janë në gjendje që vet ta rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, prandaj ne si prindër duhet të sigurohemi që në javët e para pas lindjes, temperatura e dhomës të jetë 21°-22°C, e duke kaluar koha mund ta zvogëlojmë në 18°C. 

Sa afër bebit duhet të qëndrojnë prindërit

Në periudhën fillestare pas lindjes, sidomos gjatë javës së parës, bebi ka shumë nevojë për aromën e prindvërve, sidomos atë të nënës. Për këtë arsye, rekomandohet që foshnja të qëndroj sa më shumë në gjoksin apo barkun e nënës, meqë e bën të ndihet më i sigurtë. 

Gjidhënie apo formulë

Sido që keni vendosur ta ushqeni bebin tuaj, duhet ta keni parrasysh që në javët e para bebi juaj do të pijë shpesh, mirëpo në sasi të voglan, prandaj duhet ta përgatisni vetën që të jeni e qetë dhe e durueshme. Rekomandohe që një foshnje e posalindur, mos të kaloj më shumë se 4 orë pa pirë.

Kujdes: Nëse foshnja është në gjumë dhe kanë kaluar më shumë se 4 orë, filloni që ta zgjoni dalëngadalë duke e prekur në hundë apo vesh, dhe nëse kjo nuk jep rezultat, atëherë filloni ta zhvishni ngadalë, derisa të arrini tek pelena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here