Kur duhet t’i thuash fëmiut PO e kur JO?!

0
67

Në përgjithësi fëmijët kanë shumë ambicie dhe tendenca për të bërë veprime të ndryshme dhe janë prindërit ata që e thonë fjalën e fundit në shumicën e rasteve. Qoftë përgjigje negative apo pozitive, është shumë e rëndësishme mënyra se si ju e transmetoni atë tëk fëmiu.

Nëse vazhdimisht i përgjigjeni fëmiut tuaj vetëm me “JO” dhe i qaseni negativisht, atëherë kjo mund të ketë disa pasoja:

  • Mund të ndikojë negativisht në vetëbesimin e tyre, duke e ngritur ndjenjën e pafuqisë dhe ankthit
  • Mund ta rrisë dëshirën e tyre për të ju sfiduar
  • Mund të ndjehen sikur po ‘i’a preni krahët’
  • Mund ta detyroni që të fillojë të mos ju bindet
  • Do të ndikoni që ata të tërhiqen nga marrja e iniciativave

Edhe në rastet kur mendoni se më e arsyeshme është që fëmiut t’i thuhet “JO”, më mirë do të ishte që këtë t’ia transmetoni me gjuhë më të butë.

Mund të filloni duke zëvendësuar JO-në me ndonjë kusht apo detyrë që prisni nga fëmiu juaj ta realizoj.

Për shembull, kur fëmiu ju pyet:

A mund të shikoj TV?

Ju mund ta zgjedhni mënyrën se si t’i përgjigjen, e që gjithmonë rekomandohet ajo Pozitive:

  • Negative: Jo, sepse nuk e ke pastruar dhomën.
  • Pozitive: Po, menjëherë pasi e pastron dhomën.

MOS HARRONI dy rregullat e arta:

  • Refuzimi i kërkesës së fëmiut tuaj me qasje pozitive, e rrit mundësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar me ju dhe ta pranojë vendimin tuaj me lehtësi.
  • Kur vendosni ta refuzoni kërkesën e fëmiut tuaj, gjithmonë duhet t’ia tregoni edhe arsyen pse – njësoj sikur që do të veproje me një të rritur. Nuk ka pse të jetë ndryshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here