Mos paragjyko asnjëherë pa e ditur historinë e tjetrit

0
106

Një i ri plot besim tek vetja, shkoi dhe u ul pranë stolit që gjeti bosh në sallë, në pritje të kumtuesit, i cili ishte një mendimtar i shquar dhe do të fliste mbi një temë interesante. Ai nuk priti shumë gjatë. Mendimtari hyri në sallë dhe filloi kumtesën e tij. Ai e pikasi menjëherë fytyrën e të riut, i cili herë pas here, u hidhte nga një vështrim plot mllef atyre që u binte zilja e celularit, një vajze që ishte ulur pranë tij dhe që dërgonte mesazhe me celular etj… Vështrimet e tij përmbanin mllef dhe neveri të madhe. Në fund të fundit, kishin ardhur për të dëgjuar kumtesën dhe jo për tu marrë me celularët.

E gjitha kjo nuk i kishte humbur syrit hetues të mendimtarit. Megjithatë, ai fliste për temën dhe askush nuk e dinte çfarë bluante në mëndje. Në një moment, ai sheh të riun që nxjerr celularin e tij dhe po shkruante diçka. Kumtuesi lë foltoren, i drejtohet djalit dhe i kërkon të ngjitet tek ai. I habitur, i riu u ngjit duke pyetur veten se përse e kishte thirrur pikërisht atë. Me tu ngjitur, kumtuesi e pyeti para publikut: ”Përse e përdore celularin këtu?”

I riu i zënë ngushtë i tha: ”Sepse mu desh të dërgoj një dokument të rëndësishëm tek vendi i punës.”

Mendimtari i tha: ”Mirë, po përse i shihje gjithë mllef dhe neveri personat që përdornin celularët e tyre pak më parë?’ I riu i tha: ”Sepse s’po bënin asgjë të dobishme.”

Kumtuesi ngriti vetullat në shenjë habie dhe i tha të riut: ”Ta shohim!”

Mandej iu drejtua një vajze dhe i tha: ”Çfarë po bëje pak më parë me celularin tënd?”

Vajza iu përgjigj: ”Ime më është e sëmurë në spital dhe unë i dërgova një mesazh tim vëllai për ta pyetur mbi shëndetin e saj.”

Pastaj kumtuesi iu drejtua një burri tjetër dhe e pyeti përse e kishte hapur celularin para disa minutash. Ai iu përgjigj: ”I dërgova një mesazh tim biri, të cilit i vdiq mamaja para dy muajsh, se do të kthehem në shtëpi pas një ore për tu përgatitur ushqimin.”

Pastaj kumtuesi i hodhi sytë tek djali dhe i tha:”Asnjëherë mos mendo se ti je personi i vetëm i rëndësishëm në këtë botë! Asnjëherë mos ia lejo vetes të besosh se të gjithë njerëzit që të rrethojnë e kanë gabim dhe se ti je i vetmi në të drejtë! Asnjëherë mos i paragjyko të tjerët! Kjo s’është e drejta jote!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here