Pas vitit të parë të lindjes, a mund të hajë beba çdo gjë? – nga znj. Razije Musa

0
54

Shumë nana preokupohen shumë me testimet dhe me ushqimet e lejuara për moshën e caktuar të bebes prej 6 muaj deri në 12.

Ekziston një bindje se pas vitit të parë të jetës lejohet pothuajse cdo gjë për nga lista e ushqimeve.

Pas një viti lejohet kripa por vetëm 1 gram, sheqeri mundësisht që jetë i rrallë mjafton ai që merret nga frutat, mos ju jepni fëmijëve lëpirëse, akullore apo produkte të tjera me ngjyra sepse në përqindje sado të vogël përmbajnë toksina.

Keni kujdes me sasinë dhe llojin e yndyrnave, mundësisht vazhdoni me vaj ulliri por nëse nuk e keni mundësinë ushqejeni me më pak yndyrë dhe mos i jepni fëmijët mishëra me sasi të larta të yndyrës.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fëmija të ushqehet shëndetshëm në mënyrë që të krijoj imunitet të fortë për të përballuar viruset që normalisht do i përballojë gjatë rritjes.

Gjithashtu marrë parasysh situatën me COVID-19, kushtoni rëndësi ushqimit për vete dhe gjithë familjen.

Me dashuri,

Razija

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here