Si i’u plak vetëm gjysma e fytyrës…?!

0
52

Foto që po e shihni më sipër është e Bill McElligott, i cili kaloi plot 28 vite të jetës së tij duke punuar si shofer kamioni.

Gjysma e majtë e fytyrës së tij ka qenë gjithmonë e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Edhe pse të filtruara përmes xhamit të dritares, rrezet e diellit kanë ndikuar në përshpejtimin e plakjes të anës së majtë, krahasuar me gjysmën e djathtë, e cila ishte në hije.

Fotografia e tij u shfaq në New England Journal of Medicine në vitin 2012 si pjesë e një studimi mbi lidhjen e plakjes së lëkurës (dhe sëmundjes) dhe ekspozimit ndaj rrezeve UVA.

Rrezet UVA shkaktojnë rrudhjen dhe plakjen e lëkurës, si edhe japin kontributin e tyre në kancerin e lëkurës si për shembull melanoma. Rrezet UVA e kalojnë lehtësisht shtresën e ozonit (shtresa mbrojtëse e atmosferës përreth tokës) duke përbërë kështu llojin më të madh të rrezeve ultravjollcë, ndaj të cilave ne ekspozohemi më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here