Si të jeni të motivuar për punë?

0
57

Se sa ju jeni të motivuar, ndikon direkt edhe në produktivitetin në punë. Për këtë, është shumë e rëndësishme që secili të përkujdesemi për veten tonë dhe t’i përmbahemi disa këshillave shumë të thjeshta për të pasur një ditë sa më produktive në punë.

Patjetër që ndikim ka edhe gjendja emocionale, e që një pjesë e madhe e saj varet nga vet mendimet tona. Mundohuni të jeni sa më pozitiv dhe falenderues për të mirat që i keni, e krahas kësaj, kushtojuni pak kohë dhe vëmendje këshillave në vijim:

Ndajeni ditën tuaj në “Seksione kohe”

Bëni një listë për çdo gjë që ju duhet të përmbushni brenda një dite. Trajtojeni çdo detyrë si një qëllim të vetëm që ju duhet të arrini. Kërkimet e fundit tregojnë se kryerja e shumë detyrave në një kohë e bën punën tuaj të shpërndarë dhe jo efikase. Trajtojeni çdo detyrë individualisht dhe kështu puna juaj do të jetë më efikase dhe më pak imponuese.

Ndërtoni suksesin fillimisht mbi arritjet tuaja të vogla

Motivimi shumohet sa më shumë ju investoni në të. Nëse ju mund t’i kaloni pengesat tuaja të para, ju do ta ndjeni veten gati për të ndërmarrë sfida  më të mëdha dhe më të mira. Mbajini shënim arritjet tuaja progresive dhe vazhdoni përpara.

Mbani rregull në vendin tuaj të punës

Ndërkohë që shumë  diskutojnë se pastrimi i tryezës së punës apo vendosja e rregullit është një zvarritje e punës apo humbje e kohës, në të vërtetë ka rezultuar se të gjithë bien dakort se një vend pune i rregullt  e rrit produktivitetin. Askujt nuk i pëlqen të punojë i rrethuar nga rrëmuja. Ambienti juaj ndikon në mënyrë direkte në humorin tuaj dhe në etikën tuaj të punës dhe mund të veprojë si një kanal i cili rrit motivimin tuaj. Përdoreni pushimin tuaj në punë për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe qëllimet tuaja afatshkurtra. Disa minuta pastrimi do të pakësojnë rrëmujën dhe do të qartësojnë kokën tuaj.

Bëni një jetë të shëndetshme dhe të balancuar me punën

Nëse ju bëni një jetë të lodhshme në punë, do të humbisni vëmendjen nga prioritetet tuaja të tjera. Sigurouni që ju po bëni edhe ato gjëra qe doni ti bëni dhe jo vetëm detyrimet. Nëse ju kryeni vetëm detyrimet dhe harroni të merreni me gjërat qe ju vërtet doni t`i bëni atëherë do të jetë shumë e lehtë për ju që të acaroheni dhe të mërziteni me punën. Bëni përpjekje për t’i trajtuar projektet me interes dhe për të shpenzuar kohë për lidhjet personale.

Vendosni qëllime afatgjata

Ndërsa është e rëndësishme që të festoni arritjet e vogla, shpesh motivimi më i fortë rrjedh nga ambiciet afatgjata, të përcaktuara për të ardhmen. Bëni qëllimet tuaja të arritshme dhe konkrete. Qëllimet duhet t`ju frymëzojnë, jo t’ju frikësojnë. Në vend që të përmbushni një mal me qëllime afatshkurtra vendosni vetes një qëllim afatgjatë duke arritur rezultate pozitive për kryerjen e detyrave lidhur me qëllimin tuaj final. Kjo është një diferencë e vogël por me një impakt psikologjik të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here