Si t’ia pastroni bebes gjuhën nga shtresat e bardha?

0
118

Krahas shkaktarëve të ndryshëm, te bebet në mukozën e gojës dhe në gjuhë mund të shfaqet infeksioni kërpudhor i cili manifestohet në formë të shtresave të bardha të kandidës

Meqenëse nën to fshihen vraga të vogla, bebja e cila ka këtë infeskion shpesh refuzon ushqimin dhe ha me vështirësi.

Për t’i ndihmuar bebes, është e nevojshme që rregullisht të aplikojnë higjienën e veçantë të gojës, për të cilën na nevojiten një garzë dhe soda e bikarbonatit, transmeton Telegrafi.

Si të pastrohet gjuha e bebes nga shtresat?

Para racionit të bebes është e nevojshme t’i pastroni mirë duart dhe në gishtin tregues të mbështillni garzë të pastër të cilën paraprakisht e keni njomur në tretjen e sodës së bikarbonatit (një decilitër ujë vlojeni dhe ftoheni, pastaj përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati).

Pastaj me gisht me kujdes hiqni kandidën nga gjuha, mishi i dhëmbëve dhe qiellza.

Shtresat mund t’i pastroni edhe në atë mënyrë që garzën ta njomni në ujë të vluar dhe të ftohur, pastaj ta njomni në sodë bikarbonati.

Gjithashtu, është e dëshirueshme që me të njëjtën tretje t’i pastroni edhe thimthat para çdo ushqimi të foshnjës me gji.

Këtë procedurë duhet përsëritur derisa të ketë shtresa të bardha.

Te infeksionet e forta, pas ushqimit me gji, përkatësisht pas racionit, vihen pesë ditë katër herë në ditë ilaçe kundër kërpudhave, siç janë Daktanol xhel apo Nistatin pika, në dozë të dedikuar sipas moshës.

Masat parandaluese

Bebet mund të infektohen që në lindje, me rastin e kalimit nëpër kanalin e lindjes, apo edhe me garniturën e papastruar mirë për ushqimin e bebes dhe futjen e gishtave dhe objekteve të ndotura në gojë.

Prandaj do të duhej që rregullisht t’ia lani bebes duart nëse ajo i thith gishtat, si edhe që të sterilizoni shishet, bebironat dhe lodrat.

Nëna gjithashtu do të duhej të kujdesen për higjienën e sisëve – thimthat duhet larë me ujë, assesi me dush xhelë apo sapun, dhe që shpesh të ndërrojnë sytjenat e pambukta. 

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here